Vendet më të mira për të rritur fëmijët

Sipas të anketuarve në një sondazh “U.S. Neës” ka publikuar një renditje të vendeve më të mira në botë bazuar në cilësinë e jetës, ku vendet nordike janë në krye të listës për kushtet më të mira që ka për të rritur fëmijë.

Fuqia e sigurisë sociale të një vendi shihet shpesh si një tregues i cilësisë së jetës.

Vendet nordike, si Suedia dhe Norvegjia  vende të perceptuara si të shkëlqyera për rritjen e fëmijëve, secila shpenzon më shumë se një për qind të buxhetit të përgjithshëm për kujdesin dhe edukimin e fëmijëve, sipas “Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim”.

Ndërsa SHBA-të shpenzojnë më pak se 0.5 për qind të buxhetit për këtë qëllim.

“U.S. Neës” ka bërë renditjen e vendeve më të mira për rritjen e fëmijëve për vitin 2023, me të dhënat e siguruara nga një anketë globale me më shumë se 17.000 njerëz.

Renditja bazohet në mënyrën se si të anketuarit i perceptuan vendet në lidhje me tetë atribute specifike: kujdesi për të drejtat e njeriut, miqësorë ndaj familjes, barazi gjinore, të lumtur, barazi të të ardhurave, të sigurt dhe sistemet e arsimit publik dhe shëndetit publik të zhvilluar mirë.

Në vijim janë pesë vendet më të mira për rritjen e fëmijëve, bazuar në perceptimet e të anketuarve:

1. Suedia;

2. Norvegjia;

3. Finlanda;

4. Danimarka;

5. Holanda;/    S.M