Gjuha shqipe futet zyrtarisht në kurrikulën e universitetit më prestigjioze në botë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bëhet e ditur se nga Semestri i Pranverës 2024, Gjuha shqipe do të jetë lëndë mësimi në Universitetin e Pensilvenias (University of Pennsylvania), një nga më të mirët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e në botë.

Lajmin e mirë e ka dhënë vajza shqiptare Ballina Prishtina, e cila ka luajtur një rol në përpjekjet për ta bindur administratën e universitetit.

“Shpresoj që ta kuptojmë të gjithë se çfarë momenti historik është ky për grupin tonë [të studentëve shqiptarë të këtij universiteti], për gjuhën tonë të bukur e unike që do të mësohet në universitetin më të vjetër amerikan”, ka shkruar në faqen e saj në Facebook. Ballina shkruan se “gjuha jonë mbijetoi mrekullisht qindra viteve nën pushtim të huaj. Unë doja që ta shihja të gjallë e për shumë vite të tjera, të dokumentuar në arkivat historikë të Universitetit tonë, si një gjuhë që këmbëngul në një komb të qëndresës.

Kursi “Shqipja Elementare” (Elementary Albanian), niveli fillestar i gjuhës do të ofrohet në Departamentin e Gjuhëve për çdo student të interesuar.

Ndonëse është vetëm një hyrje në gjuhën shqipe, kursi mund të shërbejë si një hapje dyersh për studentët që do të donin të dinin më shumë për gjuhën dhe historinë tonë, shpjegon Ballina.

“… do të shërbejë edhe si një mjet për brezin e parë, të dytë e madje edhe të tretë të shqiptaro-amerikanëve për ruajtur gjuhën shqipe ndër breza.

U bëj thirrje të gjithë studentëve të tanishëm që të regjistrohen në këtë kurs për të lënë një gjurmë në listat e notave dhe në arsimimin tuaj, si luftëtarë që po bëni çdo gjë që duhet për ta mbajtur gjuhën tonë të folur dhe të gjallë.

Lexo edhe :  Nxehtësia ekstreme është e ardhmja jonë – qytetet evropiane duhet të përshtaten

Shpresoj që të kujtoheni të gjithë që të mos ndaloni kurrë së luftuari për popullin dhe gjuhën tuaj”, shkruan ajo./   S.M

Të fundit

Çfarë do të ndodhë me qiradhënësit e pronave në Booking.com dhe AirBnb

Ish-shefi i Ushtrisë Britanike, Gjeneral Sir Patrick Sanders, ka paralajmëruar se Britania duhet të përgatitet seriozisht për një përballje...

Si i mori mbi 18 mijë vota?/ Sara Mile: Mu bashkuan simpatizantët e PD-së

Sara Mile, kandidatja për deputete më e votuar në 11 Maj për qarkun e Elbasanit ka folur në një intervistë për Euronews Albania mbi...

Zjarri pranë shtyllave elektrike del jashtë kontrollit në Fier, stakohet energjia

Një zjarr ka rënë mesditën e sotme në vendin e quajtur “ Ura e Daullasit” në Fier. Zjarri i shkaktuar nga djegia e hamulloreve...

Si e përdorën shqiptarët kohën digjitale?/ 85% e shpenzuan në telefon, 27% me politikë

Një pjesë e konsiderueshme e kohës sonë sot kalon në botën digjitale, duke kryer aktivitete të ndryshme në internet. Sipas të dhënave  të publikuara...

Ishte i ankoruar në Saint-Tropez, superjahti luksoz shpërthen në flakë (VIDEO)

Anija 45 metra e gjatë ‘Sea Lady II’, u përfshi nga flakët ndërsa ishte ankoruar në portin e Saint-Tropez më 10 korrik. Një superjaht luksoz,...

Lajme të tjera

Web TV