Ish-shefi i NATO-s bën deklaratën e fortë: Netanyahu, politikani më i keq i Izraelit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-shefi i NATO-s, Javis Solana, ka thënë të hënën se beson se kryeministri izraelite Benjamin Netanyahu është “politikani më i keq” në histori të Izraelit. “Nuk mendoj se diçka e mirë do të vijë nga kjo. Por kjo mund të ndodhë nëse Netanyahu zhduket nga politika izraelite”, tha Solana për televizionin spanjoll Cadena Ser.

Ai gjithashtu ka theksuar se pavarësisht mbështetjes amerikane për Izraelin, presidenti Joe Biden “nuk e do fare Netanyahun”. “Ata dy nuk janë miq, por as armiq. Biden kurrë nuk e ka pranuar Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë”, ka shtuar ish-diplomati. Ai tha se Biden vazhdimisht i bën presion Netanyahut që të mos i përsërit gabimet që SHBA-të i kanë bërë në Irak pas sulmeve të 11 shtatorit.

Solana ishte Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s nga viti 1995 deri më 1999 dhe si kreu i diplomacisë së BE-së nga 1999 deri më 2009. Ai tutje ka theksuar se “ka kaluar shumë kohë në Gazë” gjatë karrierës së tij, përfshirë bisedimet për BE për mbikëqyrjen e kalimit kufitar Rafah nga Gaza në Egjipt me qëllim që të mbetej i hapur. Ai program pati filluar më 200 dhe ka zgjatur 19 muaj.

Ai i quajti gjithashtu Marrëveshjet e Abrahamit, të cilat normalizuan marrëdhëniet midis Izraelit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahreinit, një “gabim të madh”, duke thënë se ato minuan idenë e mëparshme që vendet të njihnin Izraelin përmes bisedimeve të paqes me Palestinën. “Mendoj se ideja e paqes për njohje ose njohja për paqen ishte një ide shumë e bukur”, tha Solana. Duke iu referuar kontekstit para sulmit të Hamasit, Solana kritikoi gjithashtu Netanyahun për “ndërmarrjen e një fushate masive për ta kthyer veten në një autokrat” përmes reformës gjyqësore.

Të fundit

Elsa Lila këngëtarja dinjitoze edhe në ditë të vështira

-Rreth librit “Mirë se erdhët në Rebibbia”- Nga Shpendi Topollaj Ndofta ishte në kulmin e lavdisë, plotësisht të merituar, kur mjetet...

“Shqipëria është komplet ndryshe”, Rama: Kur korrupsioni luftohet…

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje emigrantëve shqiptarë që të kthehen në atdhe dhe të investojnë në Shqipëri. Në podkastin “Flasim”, Rama theksoi...

15 Shkurt 1933/ Franklin Roosevelt, presidenti amerikan i shpëton një atentati në Majami

Një murator i papunë, i quajtur Giuseppe Zangara, tenton të vrasë presidentin e sapo-zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Franklin D. Roosevelt. Ai sapo kishte...

BE jep 7.2 milionë euro për procesin e integrimit

Bashkimi Evropian ka nisur zyrtarisht Projektin e Mbështetjes së Integrimit në BE duke lëvruar 7.2 milionë euro për vendin tonë. Këto fonde do të...

Pse lakuriqët e natës nuk sëmuren kurrë?

Pavarësisht se janë një rezervuar virusesh, lakuriqët e natës nuk sëmuren: e gjitha kjo falë fluturimit të tyre, i cili i ka shtyrë ata...

Lajme të tjera

Web TV