Kthehet dënimi me vdekje, radhën e ka SPAK-u

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Frrok Çupi

Dënimi, edhe pse kthehet, nuk vjen për të njëjtën figurë krimi. Po ndodh që ata që luftojnë e gjykojnë krimin kundër njeriut, ata të vihen në bankën e të akuzuarit.

Tani po vihet para shtyllës një krijesë shpëtimtare për të Drejtën, SPAK. I bëjnë gjyqin nëpër studio televizive, nëpër tallava popullore, nëpër familje kriminale dhe del që SPAK ‘e meriton’. Vajza e kryeministrit dhe presidentit që shkaktoi korrupsion e gjakderdhje, e shpalli mbrëmë SPAK-un ‘një rrëshqitje’ dhe një ‘kamxhik të qeverisë’, ose një krijesë monstër që duhet dëbuar nga zyrat e veta dhe nga territori i vendit (!).

E bija e atij e solli SPAK-un rreth e rrotull në hellin e saj deri në pikën e ‘shtyllës’ në mes të Fierit.

Dënimi i fundit ‘me vdekje’ ka ndodhur në Shqipëri në 25 qershor 1992, sapo kishte hyrë demokracia. Sali Berisha, president i Republikës, firmosi vdekjen me varje në litar’ për dy vëllezër, Josif e Dritëbardh Çuko. Dy ditë, në 25 dhe 26 qershor, sipas firmës së fundit të presidentit, viktimat u lanë të varur në mes të qytetit ku u ftuan truma njerëzish nga rrethe të tjerë.

Dy vëllezërit kishin kryer masakër në një familje në Libofshë…

Kjo ishte e fundit. E fundit edhe për vendet e Europës Jug- Lindore të dalë nga diktatura komuniste. Askush tjetër, a president a gjykatës, nuk ka dashur e nuk ka mundur të firmosë ‘dënim me vdekje’ qysh nga dita kur  u thye regjimi i diktaturës.

Sali Berisha sot ndodhet në bankën e të akuzuarit për krimet monstruoze që i ka shkaktuar vendit dhe individit; ai po përpilon një dënim me vdekje’, si në Fier. Veçse në sensin e kundërt. Ky që është i pandehur  dhe pritet të burgoset, ky tenton të dënojë me vdekje ‘dy vëllezërit’: SPAK dhe GJKKO.

Lexo edhe :  Të manipulosh të vërtetën

Qysh prej ditës së parë kur Shtetet e Bashkuara dhe qeveria e vendit përpiluan një epokë të re Drejtësie, qysh atëherë njeriu ‘me mizë nën kësulë’ për krime të rënda në vend, nisi të ngrejë ushtrinë e tij kundër Reformës në Drejtësi.

Ndërsa ditën kur i erdhi radha që të vihet nën hetim dhe njëherësh të detyrohet të shikojë të bijën ‘të ve’ me burrin në burg, qysh atë ditë ka nisur të ngrejë trekëmbëshin dhe stolin e xhelatit. SPAK, sipas planit të Berishës, duhet varur në mes të mexhlisit; ndryshe nuk shpëtojnë vetë Berisha me gjithë të bijtë dhe kriminelët e tjerë.

Berisha është angazhuar me gjithë familjen të shpallur ‘të korruptuar’ botërisht, që në shqip quhet edhe ‘familje kriminale’. Ka mbledhur rrethe rrotull ish qeveritarët  me të cilët krijoji ‘organizatën kriminale’, të dënueshme sipas Kodit Penal, neni 25, parashtruar në dosjen e tij.

Sali Berisha është betuar ‘para shtyllës’ se nuk do ta njohë SPAK-un as Gjykatën Speciale, madje do t’i luftojë për vdekje.

Unë tani po i përfytyroj fajtorët e mëdhenj si ‘hetues’ dhe ‘gjykatës’ tek bëjnë pretenca dhe varin në litar Drejtësinë. Ndërsa Berisha me të tijtë që firmosin aktin e fundit.

Gjyqi hapet për pak ditë, o njëra palë o tjetra shkojnë ‘te vendi’. Pritet vetëm kthimi nga Uashingtoni i prokurorëve dhe hetuesve të SPAK./    S.M

Të fundit

Italia përgatitet për Kupën Botërore të Tiramisusë/ Kërkon 100 degustues vullnetarë

Italia përgatitet për një nga garat më të ëmbla në botë, për Kupën Botërore të Tiramisu 2025. Këtë vit, eventi...

Hamasi: Gati për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe lirimin e pengjeve

Në një deklaratë zyrtare, Hamasi njoftoi gatishmërinë e tij për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për t'i dhënë fund luftës dhe për të liruar...

Flutura Açka: Deputeti i PD-së shkarkoi numëruesin sepse nuk po vidhte vota!

Gjatë intervistës së saj për programin “Dekalog” të Roland Qafokut në DritareTV, Flutura Açka rrëfeu për përvojat e saj gjatë fushatës së 2021-shit dhe...

Pas negociatave, festivali i Sanremos do të vazhdojë në qytetin bregdetar

Pas dy ditësh pune të frytshme dhe intensive, është arritur një marrëveshje midis Bashkisë së Sanremos dhe RAI-t gjatë fazës së negociatave në lidhje...

Rusia shpall të padëshiruar institutin britanik, ‘preket’ edhe profesori shqiptar

Përmes një njoftimi, Prokuroria e Përgjithshme e Rusisë ka ndaluar veprimtarinë e organizatës joqeveritare britanike Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara për Studime të...

Lajme të tjera

Web TV