Me probleme të shëndetit mendor, policia amerikane qëllon në shpinë 30-vjeçarin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Nashville sqaron se dy oficerë policie shkuan në një shtëpi në Antioki, duke iu përgjigjur një telefonate urgjente se një burrë po mbante peng një tjetër burrë me thikë.

SHBA- Familjarët e një 30-vjeçari në Tenesi akuzojnë policinë e Nashville se ka qëlluar dhe vrarë një person me probleme të shëndetit mendor. Kamerat tregojnë një burrë që ishte me shpinë kur ai u qëllua për vdekje. Policia e Nashville sqaron se dy oficerë policie shkuan në një shtëpi në Antioki, duke iu përgjigjur një telefonate urgjente se një burrë po mbante peng një tjetër burrë me thikë.

Telefonata ishte bërë nga nëna dhe motra e 30-vjeçarit të vrarë, Joshua Kersey, të cilat i pohuan oficerëve se ai po mbante peng me një thikë shokun e tij. Pasi kanë tentuar të negociojnë, dy policët kanë tentuar të hyjnë brenda në shtëpi për të gjetur dy burra që luftonin dhe binin në tokë.

“Oficeri Ranseen ekzekutoi një burrë të pambrojtur. Nuk ka asnjë mënyrë tjetër për ta thënë atë. Që në fillim ai tregoi një shpërfillje totale për jetën. Ai vendosi që Joshua Kersey duhej të vdiste dhe asgjë nuk do ta ndalonte”, thuhet në një deklaratë të familjes së Kersey-t./I.S

Të fundit

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Arrest me burg për tre të rinj nga Kamza, u kapën me armë në Sarandë

Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për tre të rinj nga Kamza, të ndaluar disa ditë më parë teksa...

Rama: Forcat xheniere nuk largohen pa hequr mbeturinën e fundit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar teksa në Theth po zhvillohet aksioni për shembjen e godinës së fundit. Banorët po bëjnë rezistencë, por Kryeministri thotë se...

Gjesti fisnik i Alcaraz ndaj princeshës Kate befason Britaninë

Carlos Alcaraz dështoi ta ruante titullin e tij në Wimbledon, duke humbur në finale ndaj italianit Jannik Sinner. Megjithatë, sjellja e tij pas humbjes...

Lajme të tjera

Web TV