Mënyrat se si alkooli mund të shkatërrojë jetën seksuale të një burri!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas studimeve, konsumimi i tepruar i alkoolit mund ta dëmtojë në shumë mënyra jetën tuaj seksuale.

Sasia e tepërt e alkoolit ul kënaqësinë dhe dëshirën seksuale te meshkujt, si dhe rrit rrezikun e mosfunksionimit erektil. Megjithëse alkooli shihet shpesh si afrodiziak, përdorimi afatgjatë mund të dëmtojë jetën tuaj seksuale.

“Alkooli është i lidhur me seksualitetin. Ai mund të kontribuojë në fillimin e aktivitetit seksual duke shtypur frenimet dhe duke lehtësuar ankthin. Megjithatë, krahas mosfunksionimit erektil, alkooli dëmton ndjeshëm pothuajse të gjitha fushat e funksionit seksual “,-është shprehur Dr. Bhupendra Yadav nga spitali ‘5 Air Force’ në Jorhat.

Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se pirja e tepërt e alkoolit mund ta rrisë rrezikun e mosfunksionit erektil te meshkujt.

Studimi i fundit, i botuar në Elsevier Medical Journal Armed Forces India, shqyrtoi se si alkooli ndikon në fusha të tjera të seksit. Studiuesit anketuan 78 pacientë meshkuj të moshës 20 deri në 50-vjeç në një klinikë të varësisë ndaj alkoolit për të parë se si pija ndikonte në funksionin seksual.

Rreth 77% e meshkujve kishin probleme seksuale. Rreth 61% kishin dëshirë të ulët seksuale, 59% kishin eksitim të ulët, 48% kishin probleme me orgazmën dhe 44% kishin disfunksion erektil.

Pothuajse të gjithë burrat me varësi nga alkooli vuanin nga të pesë problemet. “I gjithë spektri i funksionimit seksual u zbulua se ishte prekur ndjeshëm. Këto gjetje kundërshtojnë studimet e mëparshme që përmendën mosfunksionimin erektil dhe ejakulimin e parakohshëm si më të zakonshmet”, ka sqaruar Dr. Yadav.

Varet nga shumë faktorë dhe është e vështirë të thuhet se a përmirësojnë apo e përkeqësojnë substancat narkotike seksin.

Alkooli shkakton zgjerimin e kapilareve të vogla nëpër trup dhe te meshkujt mund të ndikojë në ereksion dhe në penetrim, sepse në penis arrin gjak të mjaftueshëm.

Lexo edhe :  Pandemia e ardhshme, po zhvillohet një terapi universale antivirale

Te gratë mund të krijojë lagështi të pamjaftueshme të vaginës, gjë që është shumë e pakëndshme dhe mund të shkaktojë dhimbje gjatë penetrimit.

Koordinimi, balancimi dhe përqendrimi çrregullohen dhe sa për aromën e keqe as që duhet të flasim. /   S.M

Të fundit

Ambasada ruse në Beograd: Zgjidhja, vetëm sipas rregullave serbe

Ambasada ruse në Beograd deklaroi se për situatën në Serbi zgjidhja e vetme është “dialogu në fushën e së...

Zbulohet data kur do të mblidhet Asambleja e Partisë Socialiste

Asambleja e Partisë Socialiste do të mblidhet më datë 11 Shtator. Në këtë datë kryeministri Edi Rama do të shpallë të gjithë emrat që...

Spahiu: Berisha zgjodhi 100% listën ‘Basha’, janë shtirur sikur u zunë

Juristi Kreshnik Spahiu, e ka cilësuar përbërjen e re të ekipit të Sali Berishës, si një konfirmim se gjithë konflikti i viteve të fundit...

SPAK operacion për kapjen e disa punonjësve të IMT, dy të arrestuar

Policia e Shtetit dhe SPAK kanë ndërmarrë një operacion për arrestimin e disa personave, punonjës të IMT-së, të dyshuar për korrupsion. Burime për A2 CNN...

Fund berishizmit! Një listë për ansamblin që mund të thurë opozitën e re shqiptare

Për të mirën e demokracisë shqiptare, ka ardhur koha që Partia Demokratike të reformohet dhe të heqë dorë nga berishizmi. Drejtuesit politikë që dështuan...

Lajme të tjera

Web TV