Robbie Williams thotë se humbi 23 kilogramë përmes Ozempic-ut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe pse në sytë e miliona grave Robbie Williams është një seks simbol absolut dhe një mashkull shumë i dëshiruar, ai shpesh ka deklaruar se ka pasur probleme me imazhin e tij dhe e ka të vështirë të pranojë veten. Megjithatë, nëse sot, Robbie Williams e pëlqen veten pak më shumë, kjo është falë shumë kilogramëve që ka humbur, për të qenë të saktë 23. Por si humbi kaq shumë peshë? Këtë e ka thënë vetë në një intervistë për gazetën ‘Times’.

Kantautori 49-vjeçar britanik i tha gazetës se kishte humbur më shumë se 23 kilogramë jo vetëm falë dietës, por edhe me ndihmën e një ilaçi të paspecifikuar. “Kam marrë një lloj Ozempic. Ajo funksionon më mirë se një mrekulli e Krishtlindjeve”, zbuloi Robbie Williams, të cilit i është kushtuar një dokumentar, që del nga 8 nëntori në Netflix.

Për ata që nuk e dinë, Ozempic është emri tregtar i një ilaçi antidiabetik (i cili shitet vetëm me recetë mjekësore), përbërësi aktiv i të cilit, semaglutide, është studiuar posaçërisht për të luftuar obezitetin dhe diabetin e tipit 2 që ndihmon trupin të rregullojë nivelet e sheqerit në gjak, si dhe parandalon zhvillimin e sëmundjeve të zemrës.

Kemi dëgjuar shumë për këtë muajt e fundit sepse në Shtetet e Bashkuara disa njerëz (përfshirë personazhe publike si Sharon Osbourne) kanë deklaruar se kanë arritur të humbin disa kilogramë duke marrë pikërisht këtë ilaç. Humbja e peshës megjithatë mund të çojë në disa rreziqe, siç kanë dashur të nënvizojnë shumë mjekë gjatë gjithë këtyre muajve.

Duke u rikthyer te Robbie Williams, në intervistë ai tha se vuan nga problemet e vetëbesimit të ulët dhe dismorfia trupore. Ai gjithashtu do të flasë për këtë në serialin dokumentar të Netflix, të cilin mezi presim ta shohim./E.Ç

Të fundit

8 gusht 1963: Kur 15 veta grabitën 2.6 milionë paund nga një tren postar në Angli

Më 8 gusht 1963, në orët e para të mëngjesit, një grup prej 15 vjedhësish profesionistë, të armatosur dhe...

Sulm me thikë ndaj kryebashkiakut dhe djalit të tij, zbardhen detajet

Kryetari i bashkisë së qytetit francez Villeneuve-de-Marc, u shtrua në spital mbrëmë në gjendje të rëndë pasi u sulmua në rrugë nga një banor....

The Economist: SPAK po godet “peshqit e mëdhenj”

“Për herë të parë në shekullin e shtetësisë së Shqipërisë, një njësi e pavarur antikorrupsion po arreston politikanë, zyrtarë dhe kontrabandistë droge, me sa...

“Alo, jam Zlatan!” Telefonata e Ibrahimovic tundoi Jasharin të zgjidhte Milanin?

Ardon Jashari ka përfunduar zyrtarisht transferimin e tij nga Club Brugge te Milani, me raportime nga Belgjika që tregojnë se Zlatan Ibrahimovic ka kontaktuar...

42% e martesave përfundojnë me divorc. Ekspertët zbulojnë arsyet

Mbajtja e një lidhjeje mund të konsiderohet diçka shumë e vështirë dhe 42% e martesave po përfundojnë me divorc. Ekspertët janë duke i hulumtuar...

Lajme të tjera

Web TV