Beteja për 20-përqindëshin grek – nga libri në terren

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Eduard Zoloshnja

Prof-ass Ardit Bido ka publikuar së fundmi një studim shkencor të tij rreth bashkive Himarë e Konispol, ku, duke analizuar thellësisht çështje të identitetit historik të banorëve të tyre dhe të krahinave përrreth, ka arritur në përfundimin se në 23 fshatrat që përbëjnë Bashkinë Himarë, maksimumi i vetëdeklarimit të vërtetë të etnisë greke mund të arrijë deri në 11.5%.

Ndërsa në 3 ish-komunat që përbëjnë sot Bashkinë Konispol, Bido arrin deri në maksimumin e 13% të vetëdeklarimit të vërtetë të etnisë greke.

Përqindjet e mësipërme reflektojnë identitetin fluid – identitetin që ka ndryshuar në shekuj e dekada – se po t’i referohemi identitetit origjinar, thekson Bido, jo më shumë se 3.5% janë vërtet grekë në këto dy bashki rurale të vogla.

Pas prezantimit publik në Tiranë të studimit të tij, Prof-ass Bido zhvilloi një tur prezantimi në Delvinë, Sarandë, Konispol, Himarë dhe Vlorë, ku shpjegoi se studimi trajton fluiditetin e identitetit etnik në tri fshatra të Himarës dhe në popullsinë kuçovllehe të Konispolit, si dhe implikimet politike që tentohen të krijohen artificialisht përmes censusit të këtij viti.

Në takimet e tij ai theksoi se ka një përpjekje për të shtuar artificialisht numrin e popullsisë me vetidentifikim grek, duke cënuar realitetet që shqiptarët dhe grekët e zonës i njohin mirë, ndërkohë që jetojnë në paqe të plotë.

“Përmes këtij studimi tentoj të pasqyroj në radhë të parë pse ne kemi vetëm tre fshatra greqishtfolës të  Bashkisë Himarë (Himarë fshat, Dhërmi dhe Palasë), dhe pse kemi fise që identifikohen si ‘greke’ apo ‘shqiptare’ historikisht në këto fshatra.

Ky është ‘fluiditeti i identitetit’, një koncept shkencor që ne në Ballkan, mes nacionalizmave tona, e harrojmë. Por që është një koncept shkencor i rëndësishëm, i trajtuar kudo në botë.

Lexo edhe :  Pse Berisha po mbron Ilir Metën?

Dhe po ashtu, ndër ata vllehë të Konispolit, të cilët kanë vajtur pas 1945-s, që janë kuçovllehë me origjinë nga Pindi, disa vetidentifikohen si shqiptarë, disa vetidentifikohen si grekë, e disa si vllehë.”, u shpreh Bido.

Ballafaqimi që Bido u bëri gjetjeve të studimit të tij rigoroz në audiencat shumëngjyrëshe në terrenin ku po zhvillohet aktualisht beteja e “20-përqindëshit” është një halë në sy për qarqet ekstremiste politike të atyre zonave, që po ushtrojnë trysni publike për të shpallur bashkitë Himarë dhe Konispol si bashki minoritare greke – ku të paktën 20% e banorëve, sipas tyre, janë grekë.

Por murit të shkencës është e kotë t’i biesh me kokë! /   S.M

Të fundit

Vigjilja e Jubileut të Rinisë, 1 milion të rinj presin Papën si yll roku

Më shumë se 800,000 pelegrinë të rinj - me vlerësime që shkojnë deri në 1,000,000 - u mblodhën...

Futi fëmijën 2 vjeç në valixhe gjatë udhëtimit, arrestohet nëna

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Zelandën e Re, kur një fëmijë 2-vjeçar është gjetur brenda një valixhe në ndarjen e bagazheve të një...

Populli shqiptar ka sindromën e vëllait të vogël të shtëpisë me shumë vëllezër

Populli shqiptar ngjan me vëllain e vogël të një familjeje patriarkale me shumë djem. Ai që nuk ka mbajtur kurrë përgjegjësi dhe që nuk...

Rënia e valutave ‘bekim’ për qeverinë, tkurri borxhin publik

Forcimi i lekut dhe dobësimi i valutave që ka vijuar edhe në gjashtëmujorin e parë të këtij viti ka ndikuar pozitivisht në tkurrjen edhe...

Gjergj Luca për të “pangopurit” me para: Sa do rroni? Asnjë punë nuk ju jep kënaqësi?

Biznesmeni Gjergj Luca kësaj here ka ardhur me një reflektim mbi ëndrrat e tij, dëshirën për të ndërtuar një brand ndërkombëtar në sektorin e...

Lajme të tjera

Web TV