Me ndryshimet klimatike Toka tashmë një territor i paeksploruar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zjarre të mëdha përfshinë Kanadanë, Greqinë dhe Havain apo valë të nxehti rekord që nuk ishin regjistruar ndonjëherë apo uragane me egërsi befasuese, si ai që shkatërroi Akapulkon javën e kaluar.

”Ky vit ka paraqitur prova të qarta se Toka është tashmë një territor i paeksploruar me ndryshimet klimatike”, thonë shkencëtarët.

Këto fenomene tregojnë se nuk është bërë përparim i madh në reduktimin e emetimeve të gazrave serrë dhe si pasojë pritet që gjysma e popullsisë së botës mund të përballet me temperatura ekstreme, mungesë ushqimi dhe uji.

Ky është përfundimi i një studimi të ri nga studiues në Universitetin Shtetëror amerikan të Oregonit dhe institucione të tjera në mbarë botën, i cili ka tërhequr vëmendjen në rritje që nga publikimi i tij javën e kaluar.

“Si shkencëtarë, na kërkohet gjithnjë e më shumë t’i tregojmë publikut të vërtetën për krizat me të cilat përballemi në terma të thjeshtë dhe të drejtpërdrejtë.

E vërteta është se ne jemi të tronditur nga egërsia e ngjarjeve ekstreme të motit në vitin 2023. Kemi frikë nga territori i paeksploruar në të cilin kemi hyrë tani”, shkruajnë studiuesit.

”Nga 35 shenjat vitale të shëndetit planetar, 20 janë në nivele rekord dhe shumica në një mënyrë të dëmshme për mjedisin”, përfunduan shkencëtarët.

Megjithëse energjia e rinovueshme është në rritje dhe varfërimi i pyjeve tropikale po ngadalësohet, aciditeti i oqeaneve, trashësia e akullnajave dhe masa e akullit të Groenlandës kanë rënë në nivelet më të ulëta historike në dy vitet e fundit, ndërsa emetimet e gazrave serrë, rritja e nivelit të detit dhe temperaturat e oqeanit janë rritur në nivele rekord./   S.M

Të fundit

Viti i ri shkollor/ Rama: Nis shpërndarja e teksteve falas për 236 mijë nxënës

Nisjen sot të shpërndarjes së librave shkollorë FALAS për 236 mijë nxënës në të gjithë vendin, një mbështetje e...

Aksident fatal në Sarandë/ Dalin fotot e dy motrave që humbën jetën

Del fotot e dy motrave që humbën jetën në aksident mbrëmjen e sotme në aksin Sarandë – Delvinë. Si pasojë kanë humbur jetën dy motrat...

Vdekja si zile zgjimi

Sa herë ndërron jetë dikush që njohim, apo një figurë publike, tema e vdekjes është në mendje të gjithkujt. Ai është dënimi i parë...

1945: Vrasja e Xhon Bërç, viktima e parë e Luftës së Ftohtë

Në gusht të vitit 1945, bota sapo kishte hyrë në një fazë të re historike. Lufta e Dytë Botërore kishte marrë fund pas dorëzimit...

Kthjellime, vranësira dhe reshje shiu në disa zona/ Parashikimi i motit sot

Ditën e hënë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin ndërsa nga orët e...

Lajme të tjera

Web TV