Mjekësia në zi/ Ndahet nga jeta doktori i njohur (EMRI+FOTO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një lajm i hidhur është njoftuar mbrëmjen e kësaj të mërkure.

Mjeku korçar, Dr. Nikollaq Gurllari ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare për shkak të një sëmundjeje të rëndë.

Gurllari u shua më 30 tetor, por lajmi u konfirmua vetëm mbrëmjen e sotme nga Urdhri i Mjekut i Qarkut të Korçës.

Mjeku dha një kontribut të pashlyer në Korçë si mjek obstetër-gjinekolog.

Dr. Nikollaq Gurllari i kreu studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë, në vitet 1965-1970. Ai u specializua për Obstetrikë-Gjinekologji pranë Spitalit Obstetrik- Gjinekologjik Tiranë 1971-1973 dhe menjëherë filloi punën si mjek obstetër-gjinekolog në Shtëpinë e Lindjes.

Gurllari punoi krah mjekëve të shquar korçarë si Gaqo Pulluqi, Luiza Kole e Fredi Themeli.

Lajm i hidhur/ Ndahet nga jeta doktor Nikollaq Gurllari

Ai kryente çdo muaj vizita në Qendrën Shëndetësore të Lozhanit dhe dha kontribut për ngritjen tekniko- profesionale të mamive të zonës.

Mjeku kryente vizita obstetrikale e gjinekologjike në Ndërmarrjen e Qilimeve, ndërsa për shumë vite ishte edhe Inspektor Sanitar Shtetëror për Maternitetin.

Në vitin 1981 Gurllari u caktua Shef i Repartit të Lindjeve, detyrë të cilën e mbajti për rreth 25 vjet. Konkretisht ai ishte Shef i Repartit të Lindjeve në vitet 1981-1992 dhe 1999-2012.

Në vitin 1979 ka kryer kurs kualifikimi në Spitalin Ushtarak në specialitetin “Kirurgjia e luftës”. Ai ka dhënë mësim si mësues i jashtëm në shkollat e ulëta dhe të mesme mjekësore të qytetit të Korçës dhe, që prej vitit 2002 e në vazhdim ishte pedagog i jashtëm në Departamentin e Infermierisë të Universitetit “Fan S. Noli”./ S.M  

Të fundit

Rusia shpall të padëshiruar institutin britanik, ‘preket’ edhe profesori shqiptar

Përmes një njoftimi, Prokuroria e Përgjithshme e Rusisë ka ndaluar veprimtarinë e organizatës joqeveritare britanike Instituti Mbretëror i Shërbimeve...

Protestat në Izrael/ Netanyahu: Kam marrë kërcënime me vdekje!

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, kritikoi ashpër të mërkurën policinë për dështimin e saj në menaxhimin e protestave masive pranë rezidencës së tij në Jerusalem. Ai...

1944 – Fundi i Luftës së Vazhdueshme, armëpushim mes Finlandës dhe Bashkimit Sovjetik

Lufta midis Finlandës dhe Bashkimit Sovjetik në vitet 1941–1944 është e njohur në historigrafinë ndërkombëtare si Lufta e Vazhdueshme (Continuation War), pasi ajo pasoi...

Horoskopi ditor, 4 Shtator 2025

Dashi Me Venusin ne krah gjate kësaj dite, gjithçka do shkoje me se miri sot ne jetën tuaj ne çift. Do jeni te gatshëm te...

Italia përgatitet për Kupën Botërore të Tiramisusë/ Kërkon 100 degustues vullnetarë

Italia përgatitet për një nga garat më të ëmbla në botë, për Kupën Botërore të Tiramisu 2025. Këtë vit, eventi i veçantë do të zhvillohet...

Lajme të tjera

Web TV