Nga “të fortët e lagjeve”, lufta kundër drogës tek siguria, Balla tregon prioritetet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lufta kundër drogës dhe siguria janë prioritetet kryesore të Taulant Ballës si ministër i Brendshëm. I ftuar në emisionin “Real Story” me gazetarin Sokol Balla, ministri përmendi edhe “të fortët e lagjeve”, ndaj të cilëve tha se kanë ndërmarrë një qasje tjetër për t’u treguar se nuk mund të mbetet të pandëshkuar.

Pjesë nga diskutimi:

Ajo që më bën përshtypje, ju flisni në aksionin në qelizë, pra që prekin realisht interesat e qytetarëve. Ka pasur ulje të ndjeshme të aksidenteve rrugore, çka tregon që policia është mobilizuar ndryshe. Por kjo nuk ka ardhur duke ndryshuar krerët e policisë. Ju keni ruajtur strukturën drejtuese të policisë, I keni lënë autoniminë e duhur. Nëse e krahason me një vit më parë e vetmja gjë që ka ndryshuar është ministri, ose më saktë mënyra se si ministria ka koordinuar punën me strukturat e policisë. Çfarë ka ndryshuar? Modeli juaj duket ndryshe, por na shpjegoni pak se si është ai.

Unë mendoj që roli i ministrit, në çdo lloj ministrie është hartimi i politikave, vendosja e prioriteteve. Edhe me publikun por edhe me ju kam i qenë i qartë për prioritetet në ministrinë e brendshme. Prioriteti i parë, përveç pjesës së sezonit turistik, të gjithë ndajmë besimin se këtë vit, deti dhe bregdeti këtë vit ishte më i sigurt se vitet e kaluara, për shkak të rritjes së prezencës, pas jush keni edhe jet ski e përdora nga policia shqiptare, janë risia që solli ndryshimin dhe duhet të konsolidohet ndër vite. Deti i takon pushuesve. Unë iu fola për luftën ndaj fenomenit të drogës, është një betejë që zhvillohet në çdo vend. Sekretari Blinken ka inicuar krijimin e një koalicioni global kundër drogës me fokus të veçantë drogërat sintetike.

Në SHBA ka një numër alarmues të personave që gjejnë vdekjen për shkak të mbidozës. Në 2022 janë 110 mijë persona që kanë humbur jetën nga mbidoza, ku 2/3 e tyre vjen për shkak të një droge sintetike të quajtur fentanyl. Ne nuk jemi ende në këtë fazë, dhe prandaj qëllimi dhe objektivi im është që ne ti dalim përpara kësaj situate, sepse edhe kanabisi, që konsiderohet në një pjesë të vendeve legal, unë mendoj që është i dëmshëm. Sjell varësi dhe çon në nevoja për të përdorur edhe drogëra më të forta. Në këtë aspekt ky është një prioritet që është sistematik dhe do vijojë të jetë i përditshëm. Prioritet tjetër është lufta kundër krimit të organizuar. E vërteta është se shqiptarët, ajo që i shqetëson më shumë janë këta tipat që i quajmë ‘të fortët e lagjeve’, ndaj të cilëve kemi ndërmarrë një qasje shumë vëzhguese hap pas hapi që këta ta kuptojnë se koha kur këta, bënin dëme në komunitetet e tyre ka përfunduar./I.S

Të fundit

Mero Baze: Fatmir Mediu është simboli i shkëlqyer i opozitës së sotme

Fatmir Mediu është shembulli më i shkëlqyer që mund të identifikohet me opozitën e sotme. Ai është identiteti i...

Ministri izraelit kërkon që Gaza të aneksohet nëse Hamasi nuk dorëzohet

Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich, i bëri thirrje Qeverisë së tij që të nisë aneksimin e pjesëve të Rripit të Gazës nëse Hamasi...

Universiteti i Tiranës mbetet më i preferuari për maturantët

Universiteti i Tiranës është zgjedhur nga mbi 60% e maturantëve për vitin e ri akademik 2024–2025. Vetëm një ditë para shpalljes së kandidatëve fitues nga...

SHBA, plan për kufizimin e vizave për studentë dhe gazetarë

Qeveria e SHBA-së do të ashpërsojë edhe më tej rregulloren për lejen e qendrimit për të huajt. Tani janë në fokus të Ministrisë për...

Gjermania: Putini dhe Zelensky nuk do të takohen

Kancelari gjerman i është bashkuar dënimit të sulmeve të Rusisë në Kiev nga udhëheqësit evropianë. Sipas mediave të huaja, Friedrich Merz tha se pas sulmit...

Lajme të tjera

Web TV