Taulant Balla: Synimi im është që policët të kenë pagën mesatare 900 euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm Taulant Balla u shpreh për rastin e përdhunimit të vajzës 26-vjeçare në Vlorë se nuk ka asnjë tagër ligjor për të ndërhyrë në politikën e Policisë së Shtetit.

Gjatë intervistës në “Real Story” në ABC NeWs, ai ka kujtuar dhe një bisedë që ka bërë me kryeministrin Edi Rama ditën kur mori detyrën si ministër sa i përket zgjidhjes së një halli shumëvjeçar të punonjësve të Policisë së Shtetit qe jetojnë larg familjes së tyre dhe nuk kanë një banesë.

Sakaq, Balla ka deklaruar se synimi i tij është që punonjësit e policisë të kenë një pagë mesatare 850-900 euro duke bërë edhe përshkallëzimin sipas gradave.

Pjesë nga intervista:

Sokol Balla: Në rastin e Vlorës, një nga personat e dyshuar kishte prindin anëtar të këshillit bashkiak të Vlorës të PS. Ju jeni drejtues politik i qarkut Fier, edhe presioni është i madh ndaj jush për emërime, marrje në punë, ngritje në detyrë, ndërkohë ju keni zgjedhur të kundërtën, keni thënë ‘jo struktura e policisë vijon detyrën e saj, unë nuk e ngacmoj, pavarësisht kush e bën krimin çfarë tesere partie ka, ai do ndëshkohet. Kjo është pjesë e mënyrës se si ju po drejtoni po besoj nuk duhet të jetë e lehtë apo jo?

Taulant Balla: E para është që Policia e Shtetit duhet të ndërtohet në atë mënyrë që të garantojë pavarësinë e vet të ndërhyRjreve. Ministri i Brendshëm nuk ka asnjë tagër ligjor për të ndërhyrë në politikën e Policisë së Shtetit.

Sokol Balla: Por kjo ka ndodhur në të shkuarën..

Taulant Balla: Kur po flisja për prioritetet e mia nuk fola dot për merakun tim të përditshëm. Meraku im i përditshëm në raport me policinë e shtetit e cila është 80% e përgjegjësisë institucionale të ministrit të brendshëm, ka të bëjë me dinjitetin e çdo efektivi të policisë së Shtetit, ka të bëjë me trajtimin financiar, me garantimin e kushteve të jetesës për çdo punonjës të policisë së Shtetit, dhe prej momentit që kam marrë këtë përgjegjësi të vështirë dhe të rëndësishme, ka qenë një bisedë me kryeministrin sa i përket zgjidhjes së një halli shumëvjeçar të punonjësve të Policisë së Shtetit qe jetojnë larg familjes së tyre dhe nuk kanë një banesë. Kemi filluar që në pak javë të japim 100 banesat e para për 100 punonjës policie që kanë plotësuar ato pak kritere që kemi vendosur dhe do vijojmë ta kemi këtë program edhe në 2024 me 300 banesa të tjera dhe më pas me 500 banesa të tjera. 1/10 e punonjësve të policisë janë sot pa një banesë. Pjesa tjetër lidhet me problematika të trashëguara edhe pse me ligj punonjësit të policisë i takon garantimi i ushqimit, pra përveç pagës, i njihet me ligj edhe pjesa e ushqimit që nuk është marrë asnjëherë. Të vetmit që trajtohen me ushqim janë forcat RENEA, dhe është beteja ime që kjo të zgjidhet. Kam diskutuar me kryeministrin që edhe kjo e drejtë të njihet. Besoj jeni informuar, buxheti i shtetit 2024 do të ketë edhe fondin më të madh të rritjes së pagave, rreth 400 milionë euro shtesë për përballimin e rritjes së pagave. Ku synimi im është që punonjësit e policisë të afrohen te ai objektiv që i kemi vendosur vetes, me një pagë mesatare 850-900 euro duke bërë edhe përshkallëzimin sipas gradave. Por e vërteta është që unë kam besim se kjo do të ndodhë kur të kemi një harmonizim me të gjithë nivelin e pagave edhe me institucionet e tjera. Garantoj se është e merituar një qasje e re për pagat në policinë e shtetit, dhe se policia do vijojë të rrisë performancën e vet, të cilëve sa herë që takohem i them: Ka vetëm një institucion me të cilin nuk konkurojmë dot, Zoti, me të tjerët konkurrojmë për të qenë më i besuari pas të parit. Për çdo problematikë policia është aty, jam shpresë plotë se duke ngritur në nivel të ri një problematikë 30-vjeçare që lidhej me përfshirjen e personave brenda policisë që mbajnë lidhje me elementë kriminalë, që korruptohen në kontakt me qytetarin ne ta çojmë procesin e vetëpastrimit të policisë në një nivel tjetër. Vetëpastrimi ka hyrë në një fazë të re. Vetëm në këto 100 ditë kemi më shumë se 250 procedime, kemi një numër të konsiderueshëm punonjësish të arrestuar. Në ditët dhe javët në vijim do të kemi përsëri sepse në bashkëpunim me SPAK dhe prokuroritë dhe informacionet e vyera që vijnë nga SHISH ne do të kemi mundësi që këtë proces historik vetëpastrimi ta çojmë në një nivel që të garantojë besimin e qytetarëve dhe vendosjen e shtetit ligjor. E vërteta është që vetëpastrimi i policisë është një sfidë e të gjitha policive./I.S

Të fundit

Ngrirja e fondeve për institucionet shqiptare, reagon ambasada e SHBA-së

Ambasada e SHBA në Tiranë përmes një reagimi thotë se vendimi është marrë në përputhje me Urdhrin Ekzekutiv të...

Tirana do të organizojë Kongresin Botëror të së Drejtës në 2027

Në mbledhjen e sotme (29 janar 2025), Këshilli i Ministrave ka miratuar një shtesë fondi në buxhetin e vitit 2025, për ministrinë e Drejtësisë,...

Kirurgu u dëmtua teksa lahej në lumë, Këshilli i Ministrave mbulon shpenzimet për mjekim

Këshilli i Ministrave, ka akorduar 2 milionë lekë për mbulimin e shpenzime të mjekimit për kirurgun Arvin Dibra, i cili pësoi dëmtime të renda...

Pronari i këtij Golfi duhet të paguajë 200 mijë euro parkim!

Pronari i një makine Volkswagen Golf 5 duhet të paguajë 200 mijë euro parkim edhe pse makina e tij nuk bën më shumë se...

Tragjike në Greqi! 60-vjeçari shqiptar bie nga skela dhe ndërron jetë

Një 60-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Greqi. Shqiptari ka rënë nga skela. Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Rios, por fatkeqësisht nuk...

Lajme të tjera

Web TV