Vuçiç: Gënjeshtër, nuk do ta nënshkruaj njohjen e Kosovës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i ka hedhur poshtë si “gënjeshtra” pretendimet se ai është i gatshëm ta nënshkruajë pavarësinë e Kosovës.

“Nuk do ta nënshkruaj kurrë pavarësinë e Kosovës, ndërsa i përgëzoj të gjithë ata në skenën politike të Serbisë që thonë gënjeshtra të tilla”, tha Vuçiçi në një video-mesazh në profilin e vet në Instagram të enjten.

Ai nguli këmbë se “gjithmonë do t’i përmbahet Kushtetutës” së Serbisë, në një reagim ndaj akuzave të disa partive opozitare.

Partitë e krahut të djathtë në Serbi e kundërshtojnë Marrëveshjen e Ohrit e arritur mes Serbisë dhe Kosovës në fillim të këtij viti. Ata, gjithashtu, kanë kërkuar vazhdimisht ndërprerjen e negociatave për normalizimin e marrëdhënieve që Serbia dhe Kosova i po zhvillojnë nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian (BE) që nga viti 2011.
Marrëveshja e Ohrit u arrit në mars në Maqedoninë e Veriut nga presidenti serb Vuçiç, dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me ndërmjetësimin e BE-së.

Ajo është një aneksin për zbatimin e propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, për të cilin u arrit marrëveshje paraprakisht në shkurt në Bruksel.

Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, gjatë vizitës së saj në Beograd më 31 tetor, ku u takua me presidentin Vuçiç, deklaroi se zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është de facto njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Leyen shpjegoi se Marrëveshja e Ohrit parasheh hapa të ndryshëm që përfshijnë, për shembull, njohjen e dokumenteve dhe institucioneve të Kosovës nga Serbia.
Ajo tha se kjo, në anën tjetër, shkon edhe me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të cilën Kosova duhet ta themelojë.

“Kjo do t’i hapë rrugën normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Është parakusht i domosdoshëm për rrugën evropiane”, tha ajo.

Lexo edhe :  Çfarë dihet për armët që Serbia ka ndaluar t’i eksportojë në Izrael?

Në atë kohë, Vuçiç në një konferencë të përbashkët për media tha se për Serbinë nuk është në pyetje njohja e Kosovës, megjithëse Serbia “është e gatshme t’i përmbushë obligimet” e saj nga dialogu.

Normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është një parakusht kyç që të dy vendet duhet ta përmbushin për t’u bërë anëtarë të BE-së./I.S

Të fundit

Agjencia Bërthamore e OKB-së paralajmëron: Irani afër pasurimit të uraniumit për bombë

Drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA), Rafael Grossi, tha se Irani mund të nisë sërish pasurimin e uraniumit...

Musk tjetër sulm ndaj Trumpit: Ligji i buxhetit? I çmendur dhe shkatërrues!

Elon Musk rikthehet me kritika të ashpra ndaj Donald Trumpit. Në shënjestër është veçanërisht ligji i buxhetit, të cilin presidenti amerikan e ka quajtur “Projektligj...

Kaos në qiellin italian: Bllokohen fluturimet në veri të Italisë pas një defekti në radar

Një defekt teknik në sistemin e transmetimit të të dhënave në qendrën e radarëve të Milanos (Peschiera Borromeo) ka shkaktuar ndërprerje të menjëhershme të...

1949 – Forcat amerikane tërhiqen nga Korea

Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në vitin 1945, Gadishulli Korean – i cili për gati 35 vjet ishte nën pushtimin kolonial japonez...

Çfarë fsheh Atlantiku? Zbulohen mbi 1000 fuçi me mbetje bërthamore

Për dekada të tëra mbetje bërthamore janë hedhur në Atlantik. Tani është gjetur fuçia e parë nga qindra mijëra që mendohen të jenë në...

Lajme të tjera

Web TV