Bënte namin me vjedhje nëpër markete, pranga ‘skifterit’ në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Tiranës ka arrestuar një 36-vjeçar, i akuzuar për një seri vjedhjesh. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet G. D.

NJOFTIMI I POLICISE
Finalizohet operacioni policor i koduar “Marketi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të vjedhjes. Zbardhen 5 raste të vjedhjes në markete, të kryera në Tiranë, gjatë javëve të fundit.

Identifikohet dhe vihet në pranga autori i dyshuar. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, bazuar dhe në inteligjencën informative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Marketi”. Si rezultat i këtij operacioni u vu në pranga shtetasi G. D., 36 vjeç. Ky shtetas dyshohet si autor i 5 rasteve të vjedhjes së produkteve të ndryshme ushqimore, në markete të ndryshme të Tiranë, ngjarje të ndodhura javët e fundit.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që janë kryer nga ky shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./E.T

Të fundit

Interi refuzon 45 mln euro nga Napoli: Nuk e shesim

Me dëmtimin e Romelu Lukakut, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 muaj,...

Ndahet nga jeta ish-kampioni i mundjes Virxhil Maçolli

Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare Virxhil Maçolli (Xhili), një nga emrat më të njohur të mundjes pogradecare, por edhe asaj shqiptare. Ish-mundësi kampion...

Hagë, protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK

Protesta e 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë më 14 shtator në Hagë, njofton Organizata...

Djathi i kontaminuar vret 2 persona në Francë! Mund të jetë importuar edhe në Shqipëri

Dy të vdekur e dhjetëra të helmuar në Francë nga djathi i kontaminuar me bakterin e llojit të listerisë. Sipas lajmit të publikuar nga britanikja...

“Nuk duam turma!” Protesta kundër turizmit masiv në Europë

Qytete të njohura turistike në Europë po përballen me një valë të re protestash nga banorët vendas, të lodhur nga pasojat e turizmit masiv...

Lajme të tjera

Web TV