Europa e përfshirë në kaosin e emigracionit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjermania forcon kontrollet në kufi, përshpejton planet për dëbimin e azilkërkuesve

Autoritetet gjermane po përballen me një rritje të numrit të emigrantëve të paligjshëm. Qeveria ka urdhëruar që forcimin e kontrolleve në zonat kufitare me Poloninë, Zvicrën, Austrinë dhe Republikën Çeke), një veprim që kancelari Olaf Scholz e ka cilësuar tepër të nevojshëm.

Oficerët e armatosur të policisë kontrollojnë të gjitha makinat të cilat arrijnë në këto pika kufitare. Në javët e fundit policia ka arrestuar disa kontrabandistë që transportonin dhjetra emigrantë të cilët tentonin të hynin në Gjermani në mënyrë të paligjshme.

Altenberg është një qytet i vogël në Saksoni, afër Republikës Çeke tanimë po bëhet epiqendra e një niveli të paprecedentë të emigrantëve të paligjshëm. Pjesa më e madhe e migrantëve vijojnë kryesisht nga vendet e Lindjes së Mesme, nga zonat e konfliktit, për shkak të varfërisë si dhe ndryshimeve klimatike.

Numri i personave që kanë hyrë ilegalisht në Gjermani në Shtator arriti në mbi 21 mijë, shifra më e lartë mujore që nga fillimi i vitit 2016, sipas Policisë Federale. Vendi mbetet një destinacion kryesor për azilkërkuesit. Në Gusht, kalimet e paligjshme arritën në mbi 14 mijë, 66% më shumë se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Planet për të përshpejtuar dëbimet e azilkërkuesve tanimë sipas kancelarit Olaf Scholz do të vendosen në zbatim, një thirrje që ai e ripërsëriti edhe gjatë vizitës së tij në Nigeri. Përpjekjet për të trajtuar emigracionin e parregullt po ecin paralelisht me përpjekjet për të plotësuar mungesën e fuqisë punëtore duke tërhequr punëtorë të huaj të kualifikuar. Gjermania ka marrë gjithashtu më shumë se një milion njerëz nga Ukraina kryesisht gra dhe fëmijë pas pushtimit të plotë të Rusisë.

Lexo edhe :  Kancelari Merz reagon për tarifat e Donald Trump

E njëjta situatë është edhe në kufirin hungarez. Një përleshje me armë mes kontrabadistëve si dhe policisë i mori jetën tre emigrantëve afganë të cilët e shikojnë rrugën përmes Ballkanit Perëndimor për në BE si destinacionin kryesor.

Me emigracionin e paligjshëm po lufton edhe Spanja. Një total prej 30 mije emigrantësh kanë arritur në Ishujt Kanarie në Atlantik në 10 muajt e parë të këtij viti, duke iu afruar një rekordi të plotë të vitit 2006./  O.S

Të fundit

Real Madrid pranon shitjen e Rodrygo, por çmimi që kërkon…

Rodrygo pritet të largohet nga Real Madrid në verën e vitit 2025. Gazeta "Sport" shkruan se Florentino Perez do...

Parkimet dysh të çojnë pas hekurave? Kujdes! Ka një diferencë

Dënimi deri në 3 vite burg për drejtuesit e mjeteve që parkojë dysh në rrugë duke bllokuar qarkullimin rrugor, për ekspertët është një vendim...

Bulmet “pa letra” në dyqane! Tregtarët: I besojmë fjalës së fshatarit

Këtë të hënë ka nisur aksioni për sekuestrimin e prodhimeve të bulmetit pa faturë tatimore në treg. Kjo nismë është ndërmarr nga qeveria për...

I riu kërcënoi me armë një person në Dobraç, arrestohet nga policia

Një konflikt ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Dobraçit në Shkodër. Burime bëjnë me dije se një i ri ka kërcënuar me armë...

“Jaws” mbush 50 vjeç – një dokumentar rrëfen historinë pas kulisave

nga Lucia Magi/ Los Angeles Një regjisor i ri, një ide e çuditshme për një “balenë të madhe”, një peshkaqen mekanik që nuk funksiononte, qindra...

Lajme të tjera

Web TV