Kursi i këmbimit Euro-Lek prek nivelin më të ulët që prej mesit të muajit gusht

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po pëson përsëri rënie. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye sot me 105.36 lekë.

Kursi i këmbimit të Euros ka rënë për të gjashtë ditë radhazi ka prekur nivelin më të ulët që prej datës 17 gusht.

Kursi i këmbimit Euro-Lek preku nivelet minimale historike në muajin korrik, duke u afruar shumë afër kufirit të 100 lekëve. Në muajin gusht, kursi pësoi një rritje të shpejtë që e çoi deri sipër kufirit të 110 lekëve.

Më pas, gjatë muajit shtator kursi zbriti deri afër nivelit të 106 lekëve, ndërsa deri në javën e fundit të tetorit kursi ishte përgjithësisht i qëndrueshëm pranë nivelit të 106 lekëve. Por, ditët e fundit, kursi po shënon një tendencë të re rënëse dhe tashmë po i drejtohet përsëri kufirit të 105 lekëve.

Sipas agjentëve të tregut valutor, kursi i këmbimit ka zbritur në një ekuilibër ndjeshëm më të ulët këtë vit. Nga njëra anë, kjo i detyrohet prurjeve të larta valutore hyrëse, që kanë rritur ofertën e valutës në treg. Sezoni turistik këtë vit ka prekur shifra rekord dhe është zgjatur më tej në kohë. Pritshmëritë e operatorëve turistikë janë që hovi i turizmit të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm.

Nga ana tjetër, oferta e Lekut këtë vit ka qenë e shtrënguar, për shkak të normave më të larta të interesit dhe sidomos për shkak të politikës fiskale shtrënguese dhe deficitit të lartë buxhetor.

Një situatë e tillë e ka zbritur në mënyrë të qëndrueshme kursin Euro-Lek në nivelet më të larta historike. Në teori, rritja e djeshme e normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë mund të ketë një efekt të mëtejshëm në drejtim të forcimit të lekut në kursin e këmbimit.

Lexo edhe :  ​Diaspora dërgoi mbi 651 milionë euro në Kosovë brenda 6 muajve

Një nga faktorët e pakët që mund të sjellin një forcim të përkohshëm të Lekut mund të jetë shpenzimi i përqendruar i deficitit buxhetor në muajin e fundit të vitit.

Një fenomen i tillë u vërejt edhe vitin e kaluar, kur kursi i këmbimit Euro-Lek shënoi një rritje të ndjeshme, për shkak të pagesave të mëdha buxhetore që u përqendruan në ditët e fundit të dhjetorit. Megjithatë, ky efekt pritet të jetë kalimtar.

Banka e Shqipërisë ka paralajmëruar se do të vazhdojë rritjen e normës bazë deri pranë nivelit ekuilibër, që vlerësohet afër kufirit të 4.5%. Mbështetur në projektbuxhetin 2024, edhe politika fiskale pritet të ruajë një tendencë konsoliduese, element që favorizon gjithashtu një Lek të fortë në kursin e këmbimit./e.t

Të fundit

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian...

Trump: Dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të...

Lajme të tjera

Web TV