Albumi më i shitur në Mbretërinë e Bashkuar /Taylor Swift thyen një tjetër rekord

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një vit suksesesh, por Taylor Swift nuk ndalet me kaq. Albumi i saj “1989”ka thyer rekorde duke u bërë albumi më i shitur në Mbretërinë e Bashkuar për këtë vit.

“1989” i cili përmban 21 këngë u shit plotë 184 mijë herë javën e kaluar, më shumë se dyfishi i shitjeve në krahasim me albumin origjinal të 2014-ës.

Është i vetmi album i lëshuar këtë vit që thyen rekorde në një javë të vetme dhe është i 11-ti i Swift-it që mban numrin një në Mbretërinë e Bashkuar.

Albumi i ri përmban gjithashtu edhe pesë këngë të papublikuara më parë. Swift ka parë sukses të ngjashëm në SHBA, ku 1989 ka shitur 1.1 milion kopje që nga publikimi i tij të premten e kaluar duke tejkaluar publikimin e albumit Midnights në vitin 2022.

Swift mbajti turneun më të madh të vitit 2023 që grumbulloi 300 milionë dollarë. Javën e kaluar, ylli u shpall miliardere nga Bloomberg, i cili vlerësoi se pasuria e saj neto ishte 1.1 miliardë dollarë.

Vetëm tre muzikantë të tjerë kanë arritur statusin e miliarderit – Rihanna, Beyoncé dhe Jay-Z. Megjithatë, Swift është e para që e ka arritur këtë arritje bazuar vetëm në muzikë, pasi pasuria e rivalëve të saj përfshin sipërmarrje, modë, produkte kozmetike etj /O.S

 

Të fundit

Trend i ri në Francë, shesin biletat e dasmave për njerëzit që nuk i njohin

Një trend i ri po përhapet në Evropë: çifte që po shesin bileta për dasmat e tyre te të...

Lewandowski refuzoi një pagë “të çmendur” nga Sauditët, për të qëndruar te Barça!

Agjenti i Lewandowskit zbuloi se sezonin e kaluar, sulmuesi refuzoi një ofertë të majme nga Arabia Saudite për të qëndruar te Barcelona. Ndërkombëtari polak...

YouTube prezanton rregulla të reja: inteligjenca artificiale do të gjejë moshën tuaj

YouTube, një nga platformat më të njohura online, po prezanton një ndryshim të rëndësishëm në mënyrën se si mbron përdoruesit e rinj. Kompania do të...

Gjermanët testojnë teknologjinë që mund të parandalojë mijëra aksidente

Ngarja mbrapsht mbetet një nga rreziqet më të mëdha të aksidenteve rrugore. Sipas Klubit Gjerman të Automobilave (ADAC), një në katër kontakte me këmbësorët ndodh...

Elon Musk humb një tjetër bashkëpunëtor, jep dorëheqjen bashkëthemeluesi i xAI

Igor Babuschkin, një nga bashkëthemeluesit e kompanisë së Elon Musk, xAI, ka njoftuar largimin e tij prej saj përmes një postimi në X. Babuschkin udhëhiqte...

Lajme të tjera

Web TV