Ana pozitive e reshjeve të shiut/ KESH në festë, rriten prurjet në kaskada

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje dhe kanë lënë pasoja të mëdha në disa qytete.

Por ndërkohe që Emergjencat Civile janë me dhimbje koke, duket se në KESH do të fillojë festa.

Kjo, pasi, ana e mirë e reshjeve të dendura të shiut janë prurjet në Kaskadën e Drinit.

Prurjet në Fierzë ishin 90 m3/s dhe arritën 370 m3/s, ndërsa niveli u rrit me 263.93 metra nga 263.54 metra. Pra, për 11 orë niveli i ujit është rritur me rreth 40 centimetra.

Prujet në Koman ishin 30 m3/s dhe aktualisht janë rreth 325 m3/s. Në momentin që nisën reshjet niveli ishte 169.20 metra dhe tashmë ka shkuar në 170.00 metra.

Prurjet në Vaun e Dejës ishin 20 m3/s dhe aktualisht janë 120 m3/s, ndërsa niveli është 74.03 metra.

Mësohet se prodhimi në kaskadë po mbulohet nga Komani dhe Vau i Dejës, prodhimi në Fierzë është zero dhe do të bëjë të mundur përmirësimin e rezervës energjetike me rritjen e prurjeve.

KESH po ashtu parashikon një situatë të mirë edhe në ditët në vijim.

Prurjet për datat 5 dhe 6 nëntor priten të jenë mesatarisht në Fierzë 250 m3/s, në Koman 450 m3/s dhe në Vaun e Dejës 100 m3/s.

Madje KESH nuk planifikon të bëjë shkarkime nga tunelet apo portat, por të gjithë prurjen do ta gjenerojë për prodhim energjie në Koman dhe në Vaun e Dejës.

Ndërkohë, në liqenin e Fierzës prurjet do të dopozitohen, duke bërë të mundur që në periudhën në vazhdim niveli do të rritet me rreth 40 cm në ditë./   S,M

Të fundit

Berisha lajmëron aksionin e parë opozitar në kuvend

Partia Demokratike ka lajmëruar aksionin e parë politik në Kuvend me nisjen e legjislaturës së re në Shtator. Sali...

Kurti: Serbia tentoi minimin e sovranitetit të Kosovës

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në edicionin e tetë të Konferencës së Ambasadorëve, tha se përpjekjet e Serbisë për të...

Çfarë nuk duhet të lini nëmakinë në ditët e nxehta?

Dielli dhe nxehtësia ndikojnë keq në disa gjëra që i përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në makinë. Duket e arsyeshme të mbash...

11 gusht 2003 – NATO merr komandën e misionit ISAF në Afganistan

Më 11 gusht 2003, NATO mori zyrtarisht komandën e Forcës Ndërkombëtare të Ndihmës për Sigurinë (ISAF) në Afganistan, duke shënuar kështu operacionin e saj...

Projektligji për shoqëritë tregtare: Nuk lejohen administratorët e dënuar jashtë vendit

Qeveria ka nxjerrë për konsultim një projketligj për Shoqëritë tregtare, ndryshimet e të cilit prekin disa boshllëqe që kanë ekzistuar në legjislacionin aktual, duke...

Lajme të tjera

Web TV