“Do të vërshojnë lumenjtë…”/ Moti i keq, flet sinoptikani: Çfarë pritet në orët në vijim?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria nën pushtetin e ciklonit. Instituti i Gjeoshkencave njofton se sot ditën e nesërme do të ketë reshje me intensitet të lartë në veri të vendit.

Në qarqet Shkodër, Kukës dhe Lezhë, mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave.

Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.

Sot pasdite priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në të gjithë qarqet. Nesër priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Shkodër dhe Kukës, ndërsa në qarkun Lezhë priten reshje mesatare deri lokalisht intensive. Në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare”.

Sinoptikani Hakil Osmani u shpreh se orët në vijim do të sjellin dobësim të reshjeve. Ai theksoi se të dielën vranësirat do të jenë ende prezente edhe pse moti do të jetë më i qëndrueshëm.

Paraditja e ditës së diel do të mbetet në zonat qendrore, dhe jugore me mot të qëndrueshëm, vranësirat do të jenë prezente, ndërsa në zonat veriore do të kemi reshje të pakta shiu.

Pjesa e dytë e ditës do të zhvillojë sërish vranësira në territorin shqiptar duke bërë që të kemi reshje shiu. Reshjet në zonat qendrore dhe jugore do të jenë në sasi të pakta, ndërsa në zonat veriore, pritet që herë pas here të kemi rrebeshe shiu”, u shpreh ai./   S,M

Të fundit

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një festiva. Helmimi ushqimor ndodhi gjatë festivalit...

Lajme të tjera

Web TV