Stuhia “mbërthen” Shqipërinë/ Ministri i Mbrojtjes: Priten reshje me intensitet të lartë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka deklaruar mbrëmjen e sotme se situata si pasojë e reshjeve intensive pothuaj në të gjithë territorin e vendit paraqitet më e mirë, por strukturat e emergjencave civile vijojnë punën në terren për eliminimin e çdo pasoje.

Nëpërmjet një postimi, Peleshi sqaron se “tri ekipe nga Forcat e Armatosura janë angazhuar në ndihmë të punonjësve të bashkisë së Tiranës, ku situata është përmirësuar ndjeshëm”.

“Vëmendje e shtuar është në qarqet Dibër e Shkodër, ku po punohet për pastrimin e disa akseve.

Sipas parashikimeve nga IGJEO, gjatë natës priten reshje me intensitet të lartë në të gjithë territorin e vendit, ku në një pjesë të madhe të tij reshjet do të jenë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa të forta”, shkruan Peleshi.

Po ashtu, ministri u bën thirrje qytetarëve të njoftojnë në kohë, në rast nevoje dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme./  S.M

Të fundit

Turi i 82-të çiklistik/ Policia publikon planin e masave, ja rrugët që bllokohen

Turi i 82 çiklistik i Shqipërisë starton ditën e nesërme, i ndarë në 5 etapa. Në kuadër të këtij turi,...

Emigracioni i paligjshëm drejt Britanisë, me jahte luksoze

Raportet për udhëtime të rrezikshme, të cilat shpesh rezultojnë fatale për migrantët e parregullt , janë gjithashtu të shpeshta në Britaninë e Madhe. Sipas të dhënave zyrtare,...

‘Një krizë ekzistenciale’/ A do të mbijetojnë universitetet nga ChatGPT?

Ishte shtatori i vitit 2023 kur avokati Rhys Palmer mori telefonatën e parë nga një student i universitetit, i alarmuar, i akuzuar se kishte...

Revolucioni imagjinar i një njeriu të braktisur nga familja!

Ka një moment kur fjalët nuk thuhen për të fituar ndonjë debat politik, por për të ndalur një rënie të dhimbshme njerëzore dhe publike...

I ra në kokë bojleri teksa po e çmontonte, humb jetën 52-vjeçari në Tiranë!

Një aksident në punë, i ka marrë jetën një 52-vjeçari në Tiranë, të cilit i ka rënë në kokë bojleri që ishte duke çmontuar,...

Lajme të tjera

Web TV