Detaje/ Çifti u ndihmua nga një mjek rastësor, drejtuesi i “Benz”-it përfundon në polici

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Makina fillimisht ka përplasur vajzën, e cila ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spitalin e Traumës.

TIRANË– Në makinën tip “Mercedes Benz” që përplasi çiftin në Tiranë, ndodheshin dy djem. Mjeti mësohet të ketë qenë me shpejtësi të lartë dhe në momentin që ka kaluar rrugën “Ismail Qemali”, pranë Liceut, drejtuesi ka humbur kontrollin e tij.

Për këtë makina ka përfunduar në trotuar dhe ka përplasur çiftin që po ecte në këmbë. Fillimisht ka përplasur vajzën, e cila ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spitalin e Traumës.

As djali nuk ka shpëtuar pa u plagosur. Dyshes u është dhënë ndihma e parë nga një mjek që po kalonte rastësisht në rrugën në momentin që ndodhi aksidenti. Ndërsa dy djemtë që ndodheshin në mjet, janë shoqëruar në komisariat./I.S

Të fundit

Trump donte të anulonte kontratat qeveritare me Musk. Pse ndryshoi plani?

Për qeverinë amerikane, ndarja me Elon Musk është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Pasi Elon Musk kritikoi...

Kosova cakton 1 muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviq. Ai dyshohet...

A ka filluar revolucioni në PD? Flaka e parë u ndez…

YLLI PATA - Deklarata e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, përbën një zhvillim serioz politik. Kryebashkiaku, është një prej figurave të pakta të...

Aeroportet e Moskës mbyllen pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Një sulm i vazhdueshëm me dronë ukrainas ndaj Rusisë shkaktoi mbylljen e përkohshme të aeroporteve kryesore të Moskës dhe anulimin e të paktën 140...

Akuza tjetër e Endri Shabanit: Lapaj bëri listat në 12 të natës

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, se çfarë ndodhi me Dash Sulën. “Ligji i jep të drejtën kreut të koalicionit që...

Lajme të tjera

Web TV