Pse gërhitja sjell probleme shëndetësore më shumë për gratë se burrat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gërhitja është një problem që prek si burrat ashtu edhe gratë.

Ajo ka të bëjë me një vibrim të strukturave të rrugëve të frymëmarrjes dhe bllokim të qarkullimit të ajrit. Tre arsyet kryesore që nxisin gërhitjen janë: mbipesha, duhani dhe alkooli.
Sipas shkencëtarëve, sa më e madhe të jetë pesha trupore e njeriut, aq më e lartë do të jetë gërhitja.

Një studim britanik i kohëve të fundit arriti në konkluzionin se zemra e një gruaje që gërhet dëmtohet më lehtë dhe më shpejt se ajo e burrave që gërhasin.
Gërhitja e zhurmshme është alarmi i parë i apnesë bllokuese të gjumit, e cila prek miliona njerëz në botë.
Apnea e gjumit ka të bëjë me ndërprerjen dhe bllokimin e frymëmarrjes gjatë natës.
Ajo është faktor rreziku për shumë sëmundje dhe probleme shëndetësore siç është tensioni i lartë i gjakut, sëmundjet e zemrës apo metabolizimi i dobët i sheqerit në gjak.
Gjatë studimit, ekspertët britanikë analizuan të dhënat e plot 4,500 burrave dhe grave.
Ata zbuluan se gjatë gërhitjes, zemra pëson ndryshime fizike të cilat ndikojnë edhe tek mënyra e pompimit të gjakut.

Studiuesit gjithashtu vunë re se gratë ishin më të brishta ndaj këtyre ndryshimeve në krahasim me burrat.
Zemra e një gruaje që gërhet zmadhohet më shumë, gjë që përbën një rrezik serioz për shëndetin dhe veçanërisht për atakun në zemër dhe isheminë.
Apnea e gjumit dhe shëndeti i gruas
Gërhitja është vetëm një nga mënyrat se si apnea e gjumit manifestohet tek njeriu.
Gratë që gërhasin dhe kanë vështirësi në frymëmarrje gjatë natës, vuajnë nga dhimbjet e kokës në mëngjes, luhatjet e humorit dhe përgjumje gjatë ditës.

Në disa raste, një grua duhet të kryejë disa ndryshime bazë në stilin e jetesës për të pakësuar episode e apnesë së gjumit.
Për shembull, në disa raste, apnea e gjumit është më e fortë kur njeriu fle në kurriz, ndaj është e udhës që të përpiqeni të flini në anë.
Alkoli duhet shmangur sidomos në mbrëmje.
Një nga mënyrat më efikase për të parandaluar bllokimin e frymëmarrjes gjatë natës është të humbisni peshë./E.Ç

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV