“Shpëtoni Palestinën”/ Mijëra protestojnë në mbarë botën kundër luftës në Gaza

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Demonstruesit pro-palestinezë kanë protestuar në mbarë botën duke bërë thirrje për t’i dhënë fund konfliktit i cili ka vazhduar për gati një muaj. Qindra mijëra protestues marshuan sot në qendër të kryeqytetit indonezian Xhakarta, duke kërkuar që Izraeli të ndalojë bombardimet ndaj Gazës.

Shumë demonstrues mbanin pankarta me mbishkrimin:”Shpëtoni Palestinën”. Disa ministra dhe politikanë të kabinetit, duke përfshirë ministrin e jashtëm të Indonezisë dhe kryetarin e dhomës, morën pjesë në protestë.

Kjo pason një sërë protestash që u zhvilluan ditën e djeshme në mbarë globin, duke përfshirë edhe Londrën, ku policia arrestoi 29 persona. Dhjetëra mijëra njerëz marshuan në Uashington, Berlin, Stamboll, Paris, Sidnei, Ankara dhe Karakas të shtunën.

Të fundit

Trump: Televizioneve ABC dhe NBC t’i hiqen licenvat, janë të njëanshme

Presidenti amerikan Donald Trump ka sulmuar televizionet ABC dhe NBC, duke i quajtur ato të njëanshme dhe një kërcënim...

Ikin shqiptarët, puna po bëhet nga indianë, turq e afrikanë

Gati 12 mijë të huaj janë të punësuar në bizneset shqiptare, kryesisht në turizëm, ndërtim dhe tregtinë me shumicë. Shifrat zyrtare tregojnë se interesi...

FSHF, hidhet shorti! Zbardhen kalendarët për kampionatet U-19, U-17, U-16 & U-15

Departamenti i Garave në FSHF ka hedhur shortin për edicionin e ri të kampionatit “Abissnet Superiore” për grupmoshat U-19, U-17, U-16 dhe U-15. Shorti u...

Ngjarja e Volosit: Djali 13-vjeçar tërhiqte babain nga qafa, nëna vdiq në krahët e vajzës

Janë zbardhur të tjera detaje nga ngjarja e rëndë e vrasjes së Marjola Nakolecit nga bashkëshorti i saj në Volos të Greqisë. Sipas mediave greke,...

Trump: Duhet t’i japim fund këtij makthi

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se nuk ishte i kënaqur me sulmin izraelit gjatë natës ndaj një spitali në Gaza. Sipas mediave të huaja,...

Lajme të tjera

Web TV