E FUNDIT/ Shpërthim i fuqishëm në Metalurgjikun e Elbasanit

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur paraditen e sotme, 6 nëntor, në Metalurgjikun e Elbasanit.

Re të mëdha tymi kanë mbuluar zonën. Mësohet se shpërthimi ka qenë i madh dhe është dëgjuar në të gjithë qendrën e qytetit të Elbasanit.

Sakaq, nuk duhen ende shkaqet e këtij shpërthimi dhe nëse ka persona të lënduar.

Zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes./e.t