“Ulje temperaturash dhe reshje shiu”/ A do të preket sërish Shqipëria nga stuhitë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Java e parë e Nëntorit ka sjellë motin tipik vjeshtak pas ditëve me diell gjatë Tetorit. Reshjet e shiut, karakteristike për stinën kanë qenë të pranishme sidomos gjatë fundjavës ku skaji i stuhisë Ciaran preku edhe Shqipërinë duke shkaktuar një mot të paqëndrueshëm.

Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave përmbledh parashikimin e motit javor për “Rudina” i cili do të rikthejë reshjet pas dy ditëve të para të javës. Fatmirësisht, nuk pritet që të prekemi sërish nga stuhi të tjera të fuqishme.

Anira Gjoni: Duke qenë se jemi në muajin Nëntor, është edhe muaji i fundit i vjeshtës, bëhemi gati për dimrin dhe sigurisht nuk mund të mungojnë reshjet në formën e shiut apo të dëborës.

Muaji Nëntor gjithmonë ka karakteristikë sasinë e reshjeve që ai merr kështu që parashikojmë që ky muaj të jetë i shoqëruar me reshje herë pas here. Në fundjavë u prekëm edhe ne nga skaji i ciklonit “Ciaran” dhe pasojat ishin të dukshme edhe mbi vendin tonë pasi kishim reshje me intensitet të shtuar dhe erë të fortë. U përmbyll fundjava duke i lënë ditëve me kohë më të mirë siç ishte dita e sotme.

Do të vazhdojmë edhe ditën e martë me të njëjtat temperatura dhe me mot të kthjellët. Ditën e mërkurë presim të kemi rikthimin e reshjeve të cilat do të mbulojnë të gjithë territorin e vendit, do të jenë me intensitet mesatar dhe lokalisht shkojnë deri intensive, kryesisht në qarqet e veriut.

Rudina Magjistari: Pra do të kemi reshje gjatë kësaj jave, do të rikthehen?

Anira Gjoni: Po. Të mërkurën rikthehen reshjet.

Rudina Magjistari: Të mërkurën me çadër me vete, të mos e harrojmë por rrezikohemi nga ndonjë stuhi e ngjashme me “Ciaran” apo jo?

Lexo edhe :  Pse ky antagonizëm ndaj rritjes së diagnozave me autizëm?

Anira Gjoni: Jo, nuk kemi një stuhi tjetër gjatë këtyre ditëve. Të enjten presim qetësim të këtyre reshjeve dhe rikthehen ditën e premte dhe të shtunë./   S.M

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV