Tifozi shqiptar nënshkruan kontratën/ Kur luan Shqipëria duhet të jetë ditë…pushimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka çmenduri dhe mbi çmenduri për Kombëtaren, por rasti i Julian Tereziut dhe rrëfimet e tij, janë të një niveli tjetër.

Aktualisht ky shqiptar jeton dhe punon në Suedi, por në kontratën e punës ekziston një kusht i veçantë: “Kur luan Shqipëria, duhet të jetë ditë pushimi”.

Por nuk është kjo e gjitha, rrëfimet e tij nuk duhen humbur në emisionin “Koha Shtesë”.

“Po, kur hyra në punë e vendosa si pikë në kontratën time në Suedi që sa herë që të ketë ndeshjen Shqipëria, ta kem ditën pushim. Pronari e pranoi këtë kusht, për fatin e mirë është shqiptar dhe ai është tifoz i Shqipërisë.

Pjesa tjetër e stafit te puna jonë është suedez, por nuk hapin kurrë probleme për këtë gjë, unë kur luan Shqipëria e kam pushim, kështu është edhe në kontratë. Këtë vit përshembull, nuk kam bërë fare pushime, asnjë pushim familjar, përveç atyre që kam udhëtuar për Kombëtaren”, tha Tereziu. /e.t

Të fundit

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian...

Trump: Dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të...

Lajme të tjera

Web TV