Çmontohet banda e “Call Center-ave” në Tiranë (VIDEO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Tiranës ka “çmontuar” dy Call Centera të cilët mashtronin gjatë natës shtetas nga disa kontinent që të investonin në tregje fiktive.

Operacioni u ndërmor pas hetimeve 6-mujore nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në Departamentin e Policisë Kriminale, në DPPSH, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Në pranga kanë rënë 8 persona, bashkëpronarë dhe punëtorë në 2 subjektet call center, të cilët dyshohet se i pastronin të ardhurat e përfituara nga mashtrimet, nëpërmjet bizneseve të tyre dhe të të afërmve.

Të dyja subjektet ekonomike dhe 75 punonjës të gjetur në to, rezultojnë të paregjistruara në organet tatimore.

Të arrestuar

Si rezultat i operacionit, u vunë në pranga shtetasit: E. S., 32 vjeç, banues në Tiranë, E. P., 28 vjeç, banues në Tiranë, M. S., 29 vjeç, banues në Tiranë, E. H., 23 vjeç, banues në Fushë Krujë, A. H., 32 vjeçe, banuese në Tiranë, S. B., 35 vjeç, banues në Vlorë, F. H., 27 vjeçe, banuese në Tiranë dhe E. M., 26 vjeçe, banuese në Tiranë.

Hetimet

Nga hetimet rezultoi se këta shtetas, nëpërmjet 2 subjekteve ekonomike call center, të paregjistruara, në kryeqytet (me administrator shtetasin E. S. dhe me bashkëpronar shtetasin E. P.), mashtronin shtetas nga disa kontinente, kryesisht gjatë orëve të natës, që të investonin shuma të konsiderueshme parash, në tregje fiktive. Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se të ardhurat që gjeneronin nga kjo veprimtari kriminale, këta shtetas i pastronin nëpërmjet bizneseve të tyre dhe të të afërmve.

Çfarë u sekuestrua

Nga kontrollet, në të dyja call centerat u gjetën 75 punonjës të paregjistruar, si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 13 500 euro, një automjet luksoz, prodhim i viteve të fundit, 75 laptopë, 25 kompjuterë, 35 celularë, 2 servera, 2 DVR dhe disa blloqe shënimesh, me emrat e shtetasve të mashtruar.

Lexo edhe :  Policia identifikon 2 autorët e dyshuar të zjarrvënies në Konispol dhe Dukat

Vijojnë hetimet intensive për të identifikuar dhe për të arrestuar shtetasit e tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari kriminale, si dhe për të gjurmuar dhe për të sekuestruar asetet e përfituara në kundërshtim me ligjin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./E.T

Të fundit

Daku shkëlqen në Kupën e Rusisë, gjen rrjetën me Rubin Kazan

Mirlind Daku protagonist. Sulmuesi shqiptar ka realizuar gol për Rubin Kazan, në ndeshjen ndaj Orenburg, takim ky i vlefshëm...

Kurti akuzon opozitën për krizën politike në Kosovë: Po sabotojnë shtetin

Kryeministri në detyrë, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka akuzuar sot ish-partitë opozitare për bojkot dhe sabotim të themelimit të institucioneve të...

Demokracia direkte në Zvicër, kur qytetari vendos vetë për rreth 30 çështje në vit

Arben Jaupaj - Asnjëherë më parë se sa sot, në historinë e shoqërisë njerëzore, ndeshim raste kur qytetarë në shumë vende të botes, kanë...

Konispoli shpallet Ansambël Historik

Sot, Këshilli i Ministrave miratoi shpalljen e qytetit të Konispolit si Ansambël Arkitektonik Urban me vlera të veçanta historike dhe kulturore, një vendim që...

Senati Amerikan hedh poshtë rezolutën për bllokimin e shitjes së armëve Izraelit

Senati i SHBA-së ka hedhur poshtë një kërkesë për bllokimin e shitjes së armëve Izraelit. Sipas mediave të huaja, një numër gjithnjë e në rritje...

Lajme të tjera

Web TV