Marrëveshja italo-shqiptare për emigrantët, qytetarët në protestë

Marrëveshja e firmosur dy ditë më parë nga kryeministri Edi Rama dhe homologia e tij italiane, Giorgia Meloni, për ndërtimin në Shqipëri të dy qendrave që do të presin emigrantët ka nxitur mjaft debat në vend.

Në kundërshtim të kësaj marrëveshjeje, ditën e nesërme (e Enjte) do të organizohet një protestë përballë Kryeministrisë.

Përmes lajmërimeve në rrjetet sociale, organizatorët nën moton “Shqipëria e Para”, shprehen kundër kthimit të vendit tonë në një “depo” të shteteve të mëdha europiane./E.T