Reshjet e dendura të shiut paralizojnë Tiranën, trafik i rënduar në rrugët e kryeqytetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Moti i keq ka përfshirë sërish të gjithë Shqipërinë që në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme.

Për shkak të reshjeve të dendura të shiut, Tirana është paralizuar nga trafiku i rënduar i automjeteve. Vështirësitë janë shtuar edhe më shumë për shkak të prezencës së ujit në shumë akse dhe kryqëzime.

Thuajse në gjithë qytetin rrugët ishin të bllokuara, ndërsa automjetet pavarësisht angazhimit të policisë qëndruan për disa orë në trafik.

Trafik i rënduar ishte në të gjitha drejtimet e unazës së mesme, por dhe në Unazë të Madhe, në Don Bosko, në rrugën e Kombinat-Kinostudio, në Tiranën e Re, në rrugën e Dibrës, në segmentin hyrës dhe dalës nga Tirana, rruga “Dritan Hoxha”.

Në orët e para të mëngjesit, lumi i Lanës doli nga shtrati, duke përmbytur të dy akset e unazës dhe paralizoi trafikun në këto akse.

Por me uljen e intensitetit të reshjeve lumi u tërhoq sërish në shtratin e tij.

Grupet e emergjencave janë në terren për monitorimin e situatës. Ndërkohë që pritet që kushtet e motit të përmirësohen në orët në vijim dhe sipas autoriteteve edhe pse niveli i prurjeve në lum është rritur, nuk rrezikon të dalë nga shtrati./   S.M

Të fundit

Trump beson te “miqësia” me Putinin, rezultati një ngërç i rrezikshëm

Opinion nga David E.Sanger, The New York Times “Asgjë nuk do të ndodhë derisa unë dhe Putini të ulemi bashkë,”...

26 gusht 1920 – Gratë në SHBA fitojnë të drejtën e votës

Më 26 gusht 1920, Ndryshimi i 19-të në Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara hyri në fuqi, duke u dhënë grave të drejtën e votës...

Horoskopi ditor, 26 Gusht 2025

Dashi  Venusi do të jetë në anën tuaj dhe pas një sërë vështirësish që keni kaluar, më në fund dashuria do të jetë e përmirësuar....

Elon Musk ngre padi ndaj Apple dhe OpenAI: Po pengojnë konkurencën

Dy kompanitë e Elon Musk, startup-i xAI dhe platforma e rrjeteve sociale X kanë ngritur një padi kundër Apple dhe OpenAI. Ata akuzojnë Apple...

Media italiane: Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar

Bukuritë e vendit tonë kanë tërhequr shumë të huaj për të vizituar Shqipërinë ndërsa edhe mediat e huaja i kanë kthyer sytë drejt nesh....

Lajme të tjera

Web TV