Buka e misrit/ Pse vlen kaq shumë për organizmin dhe receta e traditës shqiptare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shumë e dashur në tryezat tona, si një ndër gatimet më të vjetra, tradicionale shqiptare, Buka e Misrit mbetet mes ushqimeve më të preferuara edhe sot.

Vlerat e arta të bukës së misrit për organizmin e njeriut

Buka e Misrit është krejt e mirë, jo vetëm për shijen e lehtë që ka por edhe për vlerat e panumërta ushqimore e mirëbërëse për organizmin e njeriut.

Buka e misrit është një thesar sa i përket vlerave të çmuara. Ajo përmban kalcium, hekur, magnez, fosfor, kalium, acid folik, vitamina, A, B-6 dhe B12.

Buka e misrit ndihmon në mbajtjen konstante në nivelit të kolesterolit në gjak ndërsa ndihmon gjithashtu në uljen e nivelit të yndyrnave.

Ajo është një burim i vërtetë i vitaminave dhe proteinave duke shërbyer pozitivisht për mirëfunksionimin e organizmin të njeriut.

Pse mbetet gjithmonë e kërkuar

Vërtet buka e misrit është një recetë e njohur tipike shqiptare por shija e saj ndër vite ka magjepsur turistët e huaj që vizitojnë vendin tonë, nga alpet e ftohta deri në jugun e klimës së butë.

E ngrohtë, e thekur me djathë e shëllirë, me salcë të freskët kosi, me gjizë e vaj ulliri apo përshesh me gjel deti, buka e misrit është pjesë e padiskutueshme e ndër më të mirave që mund të ofrojë çdo restorant shqiptar në menunë e tij.

Receta e  gjysheve për gatimin e bukës së misrit

Por e përgatitur në shtëpi, sipas recetës së vjetër së gjysheve tona, e duke huazuar edhe pak dashurinë e mjeshtërinë e tyre për gatimin, buka e misrit është edhe më fantastike e më e freskët gjithashtu, duke ofruar të njëjtën shije ashtu si dikur.

Receta që AgroWeb.org sjell sot për bukën e misrit është receta e vjetër e gjysheve dhe stërgjysheve tona, e cila siç është e lehtë në përgatitje, është e lehtë edhe në shije.

Lexo edhe :  Jo ekzotik, jo i shtrenjtë: Ky është fruti më i shëndetshëm në botë, sipas shkencës

Përbërësit

1 kg miell misri
700 ml ujë i ngrohtë
3 lugë vaj ulliri
1 lugë gjellë kripë

Buka e misrit vlerësohet shumë për shkak të vlerave ushqyese të përbërësve të saj bazë. Foto: Flickr

Përgatitja e bukës së misrit në shtëpi

Në një enë të pastër hedhim 1 kg miell misri bashkë me pak vaj ulliri. Më pas shtojmë pak ujë të ngrohtë, por më parë sigurohemi që të mos jetë i përvëluar.

Sipas traditës së gjysheve tona, ngrohtësia e ujit duhet të jetë e përballueshme aq sa ta durojmë nëse e provojmë me gishtin e vogël të dorës.

Pasi kemi hedhur ujin në enën ku kemi miellin e misrit dhe vajin e ullirit, hedhim dhe një lugë gjelle kripë dhe i përzjejmë me një lugë druri.

Më pas shtojmë pjesën tjetër të ujit të ngrohtë dhe vijojmë të përziejmë derisa të kemi një masë të njëtrajtshme.

Në vijim, masën e përftuar e shtrojmë në tavë apo në një tepsi të vogël, të cilën më parë e kemi lyer me vaj ulliri.

Pasi hedhim masën në tavë dhe e hapin në mënyrë të njëtrajtshme, lyejmë me një furçë me pak vaj ulliri edhe pjesën e sipërme.

Tavën e vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë celcius për 40 minuta. Kur piqet, buka e misrit merr një ngjyrë të artë, të praruar me disa nuanca portokalli të errët.//AgroWeb.org/   S.M

Të fundit

Ligj i ri në Britani: Kriminelët e huaj do të deportohen menjëherë pas vendimit

Shumica e kriminelëve të huaj të dënuar nga gjykatat britanike do të deportohen menjëherë, në vend që të vuajnë...

11 gusht 1934 – U hap burgu federal i njohur me emrin Alkatraz

Një simbol i frikës, izolimit dhe dështimit të rehabilitimit Më 11 gusht 1934, në zemër të Gjirit të San Franciskos, mbi një ishull të vogël...

Horoskopi ditor, 11 Gusht 2025

Dashi Pas një periudhe paksa delikate dhe te paqëndrueshme për jetën tuaj ne çift, me ne fund do e stabilizoni situatën. Do jeni me te...

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut, zonë që ndan Khan Younisin...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Lajme të tjera

Web TV