Shtëpia juaj duket rrëmujë gjithmonë? Ja 4 gjërat që duhet të bëni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pavarësisht stilit të arredimit, qoftë ai minimalist apo ekstravagant, një shtëpi e organizuar mirë dhe pa rrëmujë krijon gjithmonë ndjesinë e rehatisë. Por, realiteti nuk është gjithmonë ky!

Shumica prej nesh, ndoshta edhe pa dashje, bëhen autorë të kësaj rrëmuje me blerje të panevojshme, objekte dhe sende sipas tendencave të fundit, harxhime kot që më shumë se funksionaliteti, shtojnë “zhurmën” dhe rrëmujën në shtëpi.

Këtu janë arsyet kryesore që e bëjnë hapësirën ku jetoni dhe ndërveproni çdo ditë vetëm apo me familjarët tuaj që të mos duket e rregullt, përkundrazi shumë rrëmujë.

#1 Shmangni blerjet impulsive

Varësia ndaj blerjeve është një gjë, por joshja ikën shpejt dhe juve ju mbetet në shtëpi vetëm grumbulli i gjërave të panevojshme për të cilat mund të keni shpenzuar goxha lekë. Para se ta kuptoni se dollapët janë të tejmbushur me gjëra, sirtarët plot me objekte dhe sende të ndryshme, si edhe llogaria bankare më e pakët, ndërgjegjësohuni që të mos bëni blerje të kota dhe të shpejta.

#2 Identifikoni shijet tuaja

Ne shpesh tundohemi nga risia dhe gjërat e fundit që qarkullojnë për shtëpinë. Është shumë e lehtë të heqësh dorë nga tendencat e përkohshme, si pjata me flamingo apo dizenjo ananasi, sidomos kur jeni të sigurt në shijet dhe stilin tuaj.

#3 Blini pak dhe mirë

Kur bëni blerje cilësore, ju praktikisht keni investuar në vlera dhe jetëgjatësinë e sendeve apo objekteve të ndryshme për të cilat keni shpenzuar para. Blerje të tilla janë të vështira në fillim, por janë një përpjekje e mirë për shpërblime të mëdha në të ardhmen: më pak rrëmujë, më pak harxhime.

Lexo edhe :  Mediat zvicerane: Noizy u ndalua me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda

#4 Organizojini mirë hapësirat

Një tjetër arsye pse shtëpitë tona tërheqin rrëmujën është hapësira shumë e vogël. Një dhomë gjumi shtesë mund të kthehet së shpejti në një “dhomë magazinimi” nëse nuk tregohemi të kujdesshëm./E.Ç

Të fundit

“Tërmeti” i Ramës

Nga Rajmonda Basha E premtja për kryeministrin Edi Rama nuk ishte thjesht një ditë pune: ishte një sinjal alarmi për...

“Po këta të qeverisë kur do të ndërrohen?”/ Erion Braçe leksion Ramës

Deputeti socialist Erion Braçe, i ftuar në studion e “Çdo Kënd” me Merita Haklajn, në A2 CNN, deklaroi se është dakord me ndërrimin e...

Vazhdon rokada në Policinë e Shtetit/ Mes shefave të rinj dhe një grua

Edjona Dano është emëruar si shefja e re e Komisariatit të Policisë në Kuçovë, duke u bërë një nga gratë e para që merr...

60-vjeçari ka nevojë urgjente për ndihmë, kërkohen 20 mijë euro për operim në Turqi

60-vjeçari, Mentor Smuja, po lufton me jetën përballë kancerit agresiv të zorrës së trashë prej më shumë se dy vitesh. Aktualisht ai është i shtruar...

Luiz Ejlli feston ditëlindjen: Mu deshën 40 vite që të kisha gjithçka që kam ëndërruar

Këngëtari Luiz Ejlli feston sot ditën e lindjes. Teksa ka shpërndarë disa momente të ëmbla së bashku me Kiarën dhe vajzën e tyre Luna Mari, Luizi...

Lajme të tjera

Web TV