Marrëveshja Rama-Meloni/ BE-në se pyeti kush për kampin e refugjatëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadori i BE-së në vendin tonë Luigi Soreca tha dje se Komisioni Europian është informuar, por nuk është konsultuar për memorandumin e mirëkuptimit të marrëveshjes Rama-Meloni. A shkilen të drejtat e njeriut dhe konventat ndërkombëtare për trajtimin e emigrantëve? Skepticimi i BE-së në një linjë me opozitën Italiane dhe Shqiptare.

Ka ngjallur jo pak reagime, tashmë edhe ndërkombëtare, marrëveshja mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe homologes italiane Georgia Meloni për ngritjen e kampit të refugjatëve në Gjadër të Lezhës. Ambasadori i delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, tha dje se Shqipëria dhe Italia nuk ishin konsultuar me Komisionin Europian për nënshkrimin e memorandumit që parashikon ndërtimin në territorin shqiptar të kampit për refugjatët që zbarkojnë në brigjet italiane. “Komisioni Europian është informuar, por nuk është konsultuar për memorandumin e mirëkuptimit,” tha ai gjatë një konference për shtyp me zëvendëskryeministren Belinda Balluku, ku prezantoi progres-raportin e ri të KE-së për Shqipërinë. Soreca bëri të ditur se Brukseli e ka marrë tekstin e marrëveshjes vetëm 2 ditë më parë duke e vlerësuar të parakohshëm një vlerësim për dokumentin, i cili, sipas tij, -“ka më shumë vlerë politike, por jo vlerë ligjore”. “E kuptojmë që ky është hapi i parë dhe do të duhet të përkthehet në ligj dhe këtu do të bëjmë vlerësimin tonë, ka detaje që duhen identifikuar në ligj,” tha më tej ai, duke sqaruar se marrëveshje të tillë mund të bëhen, por ato duhet të respektojnë ligjet ndërkombëtare.

Për numrin dy të qeverisë shqiptare, Belinda Balluku, marrëveshja e firmosur të hënën në Romë nga kryeministri Edi Rama me homologen italiane Giorgia Meloni nuk cënon të drejtën ndërkombëtare. Në pikat kryesore të marrëveshjes theksohet se ky kamp do të trajtojë deri në 3 mijë emigrantë. Ata do të jenë të rinj dhe burra, pasi gratë dhe të miturit do të trakjtohen në Itali. Bëhet fjalë për ata emigrantë kryesisht nga vendet Afrikane të cilët kapen në det duke udhëtuar me gomone. Kampi këtu në vendin tonë do të menaxhohet brenda nga staf italian që do të trajtojnë çdo rast, përfshi edhe kërkesat për azil, ndërsa pala shqiptare merr përsipër sigurinë jashtë kampit dhe shoqërimin gjatë kohës së transportit. Kjo marrëveshje është kundërshtuar fillimisht nga opozita italiane, më pas nga opozita shqiptare dhe tashmë shihet me skepticizëm edhe nga organizmat e BE-së. Frika është që ndërtimi i këtij kampi jashtë vendit ky synojnë të shkojnë emigrantët shkel të drejtat e njeriut, si për kushtet, ashtu edhe trajtimin ligjor. Megjithatë numri dy i qeverisë shqiptare e sheh një marrëveshje që nuk cënon të drejtën ndërkombëtare. “Nëse do të ishte bërë mes dy shteteve të BE do ishte normale apo jo?” tha Balluku duke shtuar se “nuk duhet të shqetësohet njeri për qëllimin dhe as nuk cënon të drejtën ndërkombëtare”. Sipas Ballukut, marrëveshja nuk e ka kryer rrugëtimin e saj ligjor pasi pritet të miratohet në Kuvend, ndërsa akuzoi kritikuesit e marrëveshjes se “për arsye të luftës politike arrijnë deri në pikën që merren me ngjyrën e lëkurës së emigrantëve”. Kryeministri shqiptar është angazhuar që të vendosë në dispozicion të qeverisë italiane territorin e vet për të ngritur kampe të ngjashme me burgjet si dhe të presë mijëra emigrantë nga vendet e treta për të paktën një periudhë 5-vjeçare, sipas protokollit të nënshkruar nga Rama dhe Meloni. Marrëveshja kritikohet nga opozita në Itali dhe Shqipëri si dhe nga organizatat e të drejtave të njeriut. Organizata ndërkombëtare e të drejtave të njeriut, Amnesty International, kritikoi marrëveshjen si “të paligjshme dhe të pazbatueshme”, një nga kritikat më të ashpra në drejtim të shkeljes së të drejtave të njeriut ndaj Ramës në të gjithë karrierën e tij politike.

Lexo edhe :  Zhegrova publikon mesazhet me kryeministrin Rama: "Faleminderit!"

 

Të fundit

Skandal në Universitetin e Mjekësisë: Shefja e departamentit pa doktoraturë

Një tjetër çudi në sistemin akademik shqiptar është zbuluar së fundmi nga ish-ministri i Arsimit, Taulant Muka. Në një...

Berisha: Rama tallet! Zjarrfikësit duan mjete dhe jo lëvdata boshe

Sali Berisha përmes një postimi në rrjete sociale ka reaguar në lidhje me dekoratat që Kryeministri Edi Rama i shpërndau punonjësve që u përfshinë...

Pse Milani e refuzoi? Boniface më në fund tregon “sekretin”

Viktor Boniface ka thyer heshtjen dhe për herë të parë ka zgjedhur të flasë hapur për transferimin e tij të dështuar te Milani. Sulmuesi...

Erion Braçe ngre alarmin: Shqiptarët po mashtrohen

Ndryshe nga 3 dekada më parë, në vitin e mbrapsht 1997... sot shqiptarët po mashtrohen nga “firmat piramidale në internet”. Ato që joshin për...

Zelensky nuk sheh “tryezë” me Putin

Çdo takim midis presidentëve rusë dhe ukrainas duhet të jetë “i përgatitur mire”. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, e theksoi këtë, duke nënkuptuar se...

Lajme të tjera

Web TV