Masa për rrezikun nga reshjet në tokat bujqësore, Rama ndan pamjet

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetin social ‘Facebook’ disa pamje nga kanali kullues në fshatin Sheqishte, Bashkia Patos.

Ai ka zbuluar se drejtoritë e ujitje-kullimin janë duke marrë masa në të gjithë vendin për eliminimin e rrezikut nga rreshjet për tokat bujqësore Ato po pastrojnë kanalet kulluese në sezonin e dimrit.

“Drejtoritë e Ujitje-Kullimit në gjithë territorin po marrin masa për eliminimin e rrezikut nga rreshjet për tokat bujqësore, duke pastruar kanalet kulluese për sezonin e dimrit.

*Pamje pastrimi i kanalit kullues në fshatin Sheqishte, Bashkia Patos që shërben për kullimin e 250 hektarë tokë bujqësore”, ka shkruar Rama krahas videos./kb