Megan Fox: Do të doja të isha lidhur me DiCaprion kur isha në të 20-at

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Megan Fox mbetet një nga aktoret femra më të famshme në Hollywood. Megjithatë, si me çdo personazh të famshëm në epokën moderne, disa fansa interesohen më shumë për jetën e saj personale sesa për atë profesionale.

Aktorja, 37 vjeçe, foli për librin e saj të ri me poezi, “Pretty Boys Are Poisonous”, gjatë një bisede të mbajtur në Racket NYC. Gjatë bisedës, një fanse e pyeti se çfarë këshille do t’i jepte Fox vetes së saj 22-vjeçare.

Fox me sinqeritet pranoi se do të donte të kishte patur diçka më shumë me Leonardo DiCaprio kur ka qenë në të 20-at e saj. “Do ta kisha jetuar fazën time me Leonardo DiCaprio”, tha Fox me shaka.

Aktorja e “Transformers” tha gjithashtu se do t’i thoshte vetes së saj që të mos ishte kaq e varur nga monogamia. “Do të kisha dalë me të gjithë ata djem të vegjël në TikTok”, tha ajo, teksa shtoi, “Unë do t’i thosha vetes që nuk mund ta ndryshosh të kaluarën, dhe se gjithçka që kam kaluar më ka çuar këtu ku jam sot. Duhet të jem më e sjellshme me veten”.

Fox kujtoi gjithashtu disa nga rolet e hershme që ajo ka luajtur në karrierën e saj, si dhe betejat me të cilat ajo është përballur pas arritjes së famës.

“Shpesh ndihesha shumë vetëm”, pranoi Fox. “Ndihesha si në një betejë të humbur, por isha e sigurt në të vërtetën dhe integritetin tim”./E.Ç

Të fundit

Ylli i Arsenalit u kap me 600 mijë paundë drogë, pranon fajin para gjykatësit

Më 2 shtator të vitit të kaluar, një futbollist u arrestua. Bëhet fjalë për Jay Emmanuel-Thomas, të cilit iu...

SHBA pranon një aeroplan të dhuruar nga Katari

SHBA-të kanë pranuar një aeroplan të destinuar për flotën e Air Force One nga Katari, një dhuratë që ka ngjallur kritika, përfshirë edhe nga...

Qeveria shqiptare zgjat lejeqëndrimin për shtetasit ukrainas në Shqipëri në 4 vjet

Këshilli i Ministrave ka vendosur të zgjasë lejen e qëndrimit për shtetasit ukrainas në Shqipëri si pasojë e zgjatjes së luftës në vendin e...

Pista e Formula 1 drejt finalizimit, qeveria miraton shpronësimet në Elbasan

Duket se ambicia e qeverisë shqiptare për të ndërtuar një pistë të Formula 1 në Elbasan po merr zbatim kohët e fundit. Ditën e sotme,...

Si të largoni insektet dhe fluturat e ushqimit në vetëm disa hapa

Një nga problemet më të mëdha të çdo amvise janë fluturat e ushqimit që pushtojnë çdo cep të dollapëve dhe rafteve të mbushura me...

Lajme të tjera

Web TV