Tensionet në Parlament/ Opozita me flakadanë, mazhoranca me kartonë…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Seanca Parlamentare ka zgjatur dje vetëm 20 minuta mes kaosit të krijuar nga deputetët e PD-së, pjesë e “Grupit të Rithemelimit” dhe forcës së kartonit të mazhorancës që rrëzoi çdo projektligj të paraqitur nga opozita. Flakadanët dhe tymueset u quajtën ‘lëndë kimike’ nga mazhoranca dhe paralajmëruan se deputetët protagonistë do të ndiqen penalisht.

Skenari ishte thuajse i njëjtë me seëncën e kaluar parlamentare, por dje kishte më shumë tym dhe kërcënime se deputetët që hodhën flakadanë do përballen me ligjin. Në këtë mënyrë deputetët e PD-së, të rreshtuar tek “Grupi i Rithemelimit” të Sali Berishës pasi përmbysën karriget e deputetëve socialistë hodhën tymuese në sallë. Opozita kërkon ngritjen e dy komisioneve hetimore parlamentare për konçesionin e sterilizimit të seteve kirurgjikale dhe të dhënat e sistemit TIMS. Të dyja këto kërkesa janë rrëzuar nga PS dhe kjo situatë ka çuar në përlasje të fortë mes mazhorancës dhe opozitës.  Megjithë situatën kaotike, po në mënyrë kaotike, mazhoranca ka bërë formalitetin duke rrëzuar pa diskutime çdo projektligj të paraqitur nga opozita dhe më pas mbyllën seancën parlanetare mes kollitjeve dhe fërkimit të syve. Sapo deputetët e mazhorancës dhe kryetarja e Kuvendit janë ulur në vendet e tyre, ligjvënësit opozitarë kanë ndezur tymuese, duke shkaktuar kaos total në sallën e seancave plenare. Saimir Korreshi dhe Dashnor Sula janë parë me tymuese në duar, ndërsa Taulant Balla i “kërcënoi” se përdorimi i lëndëve kimike në Kuvend përbën vepër penale. Teksa tymi mbuloi sallën, kryeparlamentarja Lindita Nikolla nuk i ndali punimet, por kërkoi ndërhyrjen e Gardës për të mbarëvajtur rendin. Taulant Balla, duke folur mes tymueseve në Parlament, deklaroi se deputetët e opozitës nuk duhet të keqpërdoren nga “halli personal i një njeriu të vetëm”. “Ky njeri e ka marrë peng PD-në prej 33 vitesh. Kjo që po ndodh sot këtu nuk ka të bëjë fare me parlamentarizmin apo me kërkesat e opozitës. A i keni ezauruar ju të gjithë instrumentet ligjore për të shkuar në Gjykatë Kushtetuese? Mos harroni, që detyra e Kuvendit është zbatimi i Kushtetutës dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Po rishikojmë ligjin për komisionet hetimore sepse na ka ngarkuar Gjykata Kushtetuese. Prandaj, është e rëndë që deputetët të përdoren për interesin e një individi”, tha Balla. Sipas tij, Berisha ka 33 vjet që mundohet të dëmtojë imazhin e Shqipërisë. “Ta harroni që Shqipëria kthehet më mbrapa. Përpjekja juaj për të dëmtuar imazhin e Shqipërisë, është një përpjekje e dështuar. Vendosja e flakadanëve në salla të mbyllura është vepër penale. Mos u përdorni mish për top për hallin e një personi të vetëm”, theksoi më tej Balla. Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka bërë një reagim në rrjete sociale për kaosin e krijuar edhe në seancën e ditës së sotme në Kuvend nga deputetët e Rithemelimit të cilët bënë rrëmujë dhe hodhën tymuese duke bllokuar sërish punimet e seancës plenare. Sipas Spiropalit, “halli që i ka zënë me SPAK-un është një hall që nuk zgjidhet me mjete politike”. Ajo shprehet se ‘vallja me Berishën, ‘Napolon’ është e ndotur dhe e hedhur në det’, ndërsa shton se opozita tenton t’i zgjidhë hallet e veta me ulërima, flakadanë dhe karrige të thyera.

Lexo edhe :  Babai i tre fëmijëve dhe një futbollist i rëndësishëm! Kush ishte Diogo Jota

“Dhe halli i tyre gjoja për respektim të Kushtetutës, halli për liritë e mohuara politike dhe politikën që po i shkel lirinë, nuk janë halle, janë broçkulla në pritje të 2025-ës, që nuk mund të fshihen pas zhurmës së karrikeve të thyera dhe tymit të flakadanëve. Halli që i ka zënë me SPAK-un është një tjetër hall, është një hall mbi hall, të cilin, për shkak të marrëdhënies katastrofike me elektoratin e tyre, nuk e zgjidhin dot me mjete politike, i janë futur ta zgjidhin edhe atë, një rrugë e dy punë, me ulërima, rrena, karrike të thyera, dhe tym. Mes thyerjeve dhe tymrave haxhiqamiliste, nuk kuptojnë, se SPAK që frikëson aq tepër, është shpëtim edhe për ata vetë. Le të shpresojmë se Flamuri, Albana, Gazmendi, Ervini, Saimiri, e capak të tjerë, për të mirën e vetes dhe të tjerëve, të paktën do gjejnë forca për të dalë nga keqkuptimi dramatik. Mandati i tyre nuk mund të jetë mandata e fundit e PD-së”, shkruan ajo.

Të fundit

6 këshilla si të mbrohemi gjatë ditëve të nxehta të verës

Europa dhe vendi ynë po përjetojnë ditët më të nxehta të vitit deri më tani, prandaj kujdesi për shëndetin...

“Amerika ka lidhje me Shqipërinë për arsye gjeopolitike, Ballkani dhe Rusia…”

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndikimi historik i fuqive të mëdha dhe sfidat gjeopolitike në rajon, ishin në qendër të...

“Futbolli do të të kujtojë gjithmonë”, fjalët e Arne Slot për Diogo Jota përlotin botën

Arne Slot, trajneri i Liverpoolit, i shprehu ngushëllime familjes së sulmuesit Diego Jota, i cili ndërroi jetë këtë të enjte, nga një aksident tragjik....

Liverpool thyen rregullin e Premier League, ja vendimi i madh në nder të Diogo Jotas

Liverpool konfirmoi sot se fanella e portugezit do të “pensionohet përjetë”, një vendim emocional që tekniko-ligjërisht bie ndesh me rregullat e Premier League, e...

Debate për ligjin e Trump, Dhoma e Përfaqësuesve diskuton draftin e shpenzimeve

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka nisur diskutimet për ligjin për shpenzimet dhe taksat, i hartuar nga administrata e Donald Trump e...

Lajme të tjera

Web TV