Ish-gardiania e burgut: Si e njoha Nexhmije Hoxhën te 313, nuk e hante ushqimin e qelisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vera Picari është nga ato zonja që ka bërë çdo gjë në jetë për të mbajtur të gjallë familjen e saj. Sakrifica nga ato që dinë ti bëjnë vetëm nënat. Ka pasur në jetë raste dhe vështirësi të ndryshme, ama kurrë nuk është dorëzuar. Sot punon dhe jeton mes Londrës-Italisë dhe Tiranës.

Përveç punës së saj të përditshme, pasioni i Verës sot e mot është i lidhur ngushtë me muzikën. Për “Report Tv” ish gardiania e burgut dhe sot këngëtarja e hareshme Vera Picari kujtoi vitet kur punonte si gardiane burgu.

“Isha 19 vjeçe kur u bëra gardiane burgu! Baba kishte folur për këtë punë, unë u gëzova shumë kur më dha lajmin. Nuk e di pse u gëzova, por u gëzova dhe e prita mirë! Burgun 313 e kisha pranë shtëpisë, nuk më shkonte kurrë në mendje të punoja atje! Ishim katër gardiane gra që punonim sipas turnit.

Është diçka e vështirë, qëndron mbyllur e izoluar në burg, megjithëse është puna e tillë. Te burgu 313 fillova si gardiane burgu deri në vitin 1993, pastaj ika në Itali”, u shpreh ajo për punën e saj të parë.

Te 313 iu desh të qëndronte pranë të vesë së ish diktatorit.

“Për Nexhmije Hoxhën më vinte keq. Kishte ditë që flisnim, komunikonim, kishte ditë që nuk flisnim fare. Ajo ankohej shumë për vetë faktin se mosha e saj nuk duhet të ishte atje në atë burg, ishte padrejtësi.

Shpesh herë kërkonte përgjigje prej meje. Megjithëse shpesh herë në shtëpi nuk kishim, mamaja e ndante vezën në tre-katër pjesë, prapë për Nexhmijen më vinte keq, e kam ndihmuar atë vetëm për njerzillik!

Për shkak të kushteve të ndryshme, kur ftohej ca çaji që i sillja, ajo mërzitej. Më thoshte shpesh herë ik nga këtu. Në atë kohë po në atë burg ishte edhe Ramiz Alia, Fatos Nano dhe Hekuran Isai”, tha këngëtarja Vera Picari.

Sot ajo është kthyer në Tiranë për të bërë këngët dhe klipet e mia.

Lexo edhe :  Shqipëria në kërkim të pilotëve ushtarakë, “KAYO” do të merret me trajnimin

“Jam e lidhur me Shqipërinë, jo vetëm për familjen por edhe për muzikën që krijoj, sidomos tabanin”, përfundon ajo. /   S.M

Të fundit

Vështirësohet pleqërimi, thellohet hendeku mes pagave dhe pensioneve

Rritja e kostove të jetesës vit pas viti nga shtrenjtimi i çmimeve ka gjasa të dëmtojnë më shumë pensionistët,...

Spitali i Gjirokastrës, Rama: Do u shërbejë mbi 60 mijë banorëve

Vijon puna për rikonstruksionin e Spitalit të Gjirokastrës. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga rikonstruktimi i spitalit, ku përmes një posëtimi në rrjetet sociale,...

810 mijë euro të fshehura, gjobitet biznesi i mishit në Tiranë

Administrata Tatimore ka vijuar aksionin për formalizimin e tregtisë së produkteve bujqësore dhe blegtorale. Gjatë kontrolleve në Tiranë, një biznes që tregtonte produkte dhe nënprodukte...

“Artur Zheji ndihmoi që të rritej jehona e kërkesës së Kosovës për liri”

Për ndarjen nga jeta të gazetarit dhe publicistit Artur Zheji ka reaguar edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti. Në një postim në...

“Gaza do të rrafshohet!” Izraeli vijon sulmet

Avionët dhe tanket izraelite bombarduan periferitë lindore dhe veriore të qytetit të Gazës gjatë natës nga e shtuna deri të dielën, duke shkatërruar ndërtesa...

Lajme të tjera

Web TV