Kujdes, antibiotikët më pak efikasë, ekspertët ngrenë sirenat e alarmit: Jepen pa recetë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur shqetësimin se në shumë vende të botës antibiotikët që përdoren për trajtimin e infeksioneve tek fëmijët po humbasin efektivitetin e tyre.

Ky fenomen ndodh edhe në vendin tonë për shkak të abuzimit në përdorim edhe për infeksionet më të thjeshta.

Mjekët hasen çdo ditë me situata të tilla, por sipas tyre kjo shoqërohet me pasoja të mëdha në organizëm.
“Kemi raste të përditshme dhe kemi plot raste që vetë-mjekohen duke marrë antibiotikë. Këto janë raste shumë të vështira për t´u trajtuar sepse duhet bërë ekzaminimet dhe të shikojmë standardin e antibiotikut që ka përdorur që t´i rekomandojmë diçka tjetër që të dominojmë situatën.”

Antibiotiku nëpër farmaci, në vendin tonë jepet njësoj si aspirina, e cila nuk kërkon recetë. Madje, shpesh herë vetë farmacisti ta rekomandon atë për ulje temperature. Ndaj bluzat e bardha këshillojnë që farmacia nuk duhet të jetë dera e parë ku prindërit duhet të drejtohen”, thotë mjeku Bektash Mandri për mediat.
“Farmacia kurrë nuk do të jetë porta e parë e mjekimet për asnnje lloj produkti. Edhe një shurup i thjeshtë merret tek mjeku, pasi ai është kompetent për ta dhënë”, tha ai.

Shumë antibiotikë të rekomanduar nga OBSH për trajtimin e sëmundjeve pediatrike, si meningjiti, infeksionet e gjakut, pneumonia, tani janë më pak se 50% efektive./e.t

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV