Rrëzohet avioni ushtarak gjatë stërvitjeve në detin Mesdhe, 5 viktima

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Një avion ushtarak amerikan u rrëzua gjatë stërvitjeve në Detin Mesdhe të premten në mbrëmje, sipas Komandës Evropiane të SHBA-së.

Pesë pjesëtarë të shërbimit amerikan humbën jetën.

Në një deklaratë, Komanda Evropiane nuk tha se çfarë lloj avioni u rrëzua dhe nuk e bëri të ditur identitetin e viktimave.

“Në respekt për familjet e prekura, ne nuk do të japim informacione të mëtejshme për personelin e përfshirë në këtë incident”, thuhet në deklaratë.

Shkaku i aksidentit po hetohet. Komanda Evropiane theksoi se incidenti ndodhi gjatë një stërvitje dhe nuk kishte lidhje me luftimet e Izraelit në Gaza apo luftimet përgjatë kufirit Izrael-Liban.

“Mund të themi përfundimisht se fluturimi i avionit ishte thjesht i lidhur me stërvitjen dhe nuk ka indikacione për aktivitet armiqësor”, thuhet në deklaratë./e.t

Të fundit

Ndërtimet e paligjshme, minimumi 500 mijë lekë gjobë kush nuk i prish vetë

Tashmë që ka përfunduar faza e konstatimeve dhe njoftimeve paraprake, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit në Qarkun e Korçës...

Pesë çështje para BE-së këtë vjeshtë

Bashkimi Evropian pjesën më të madhe të gushtit është në pushim të verës, pa seanca plenare të Parlamentit Evropian, pa mbledhje të Këshillit dhe...

Situatë kritike nga zjarret në Gramsh, urdhërohet evakuimi i tre fshatrave

Situata nga zjarret paraqitet kritike edhe në zonën e Gramshit. Pavarësisht ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, flakët kanë avancuar drejt zonave të banuara në të...

1977 – Fluturimi i parë i lirë i anijes kozmike Shuttle Enterprise

Në vitin 1977, NASA shënoi një hap të rëndësishëm në zhvillimin e programit të saj revolucionar të transportit kozmik: fluturimin e parë të lirë...

Pse duhet të jemi kaq të veçantë për të prodhuar një budallallëk?

Nga Petro Koçi Kjo estrada serioze me Pilincin eshte vertet per te qeshur me dhimbje. Them me dhimbje sepse eshte e pamundur te mos turperohesh...

Lajme të tjera

Web TV