A do pranojë Berisha të marrë në dorë vendimin zyrtar që provoi t’i lërë sot Gjykata?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata Anti-korrupsion ka telefonuar njërin nga avokatët mbrojtës të Sali Berishës, për ta vënë në dijeni se duhet të paraqitet në sekretarinë e kësaj gjykate për të marrë dy vendime gjyqësore.

Njëri që i përket datës 26 tetor, në të cilin gjyqtarja Irena Gjoka shpalli detyrim paraqitje në prani të një avokati të caktuar falas nga shteti. Vendimi i dytë i takon datës 6 nëntor, në të cilin gjykata rrëzoi kërkesën e avokatëve, duke theksuar se nuk është shuar masa e sigurisë ndaj Berishës dhe nuk ekzistojnë kushtet as për të shuar masën ndaj Jamarbër Malltezit.

Gazetarja Anila Hoxha raporton se të dyja këto vendimet duhet të merren nga avokatët, të cilët gjatë këtyre ditëve kanë dhënë deklarata të shumta dhe ish kryeministri e konsideron vendimin jokushtetues. Sa i takon fazës tjetër të gjykimit në lidhje me atë që avokatët vetë kanë dorëzuar duke u shprehur, duke u shprehur do të dorëzonin ankimimin e pjesshëm, ndërsa të plotin do e dorëzojnë në momentin që do marrin vendimin. Ky vendim nuk është dorëzuar ende.

Kjo do të sillte zhbllokimin tjetër të situatës, duke qenë se dosja është në sekretarinë e Gjykatës se Posaçme dhe derisa avokatët të shprehen me të drejtën për një ankimin të plotë, do të duhet të pritet vendimmarrja e tyre. Nëse ata nuk e marrin vendimin sot, Gjykata do e konsiderojë këtë qëndrim si refuzim për të marrë vendimin dhe menjëherë do të ruajë afatin 5-ditor.

Të premten, çfarë do vendimi do të marrin avokatët mbrojtës, çështja do të dorëzohet dhe delegohet në Gjykatën e Apelit të Posaçëm e cila do të shqyrtojë kërkesat e pjesshme të Berishës që kundërshton masat, si dhe kërkesat e Jamarbër Malltezit. I vetmi që nuk ka dorëzuar kërkesë në Gjykatë, është biznesmeni Fatmir Bektashi.

Lexo edhe :  PD rrezikon të dalë parti e 3-të! Berisha nuk u prit në Gjermani nga emigrantët

Ndërkohë, avokati i Jamarbër Malktezit, Klodian Skënderi u paraqit në gjykatë dhe tërhoqi vendimin e zbardhur të datës 6 nëntor.  /O.S

Të fundit

“Gjërat Tona”/ Shqiptarët e Kolumbisë – “Karteli Ballkanik”

Tregtia e paligjshme globale e drogës, qarkullon miliarda dollarë në vit. Dhe kjo nuk ka ndryshuar për vite me...

Veliaj: Sot shikoj shumë parti të reja, por me ide shumë të vjetra!

Drejtuesi politik i PS, njëkohësisht kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, ka komentuar partitë e reja politike në Shqipëri. Kryebashkiaku i Tiranës nënvizoi se sot ka shumë...

Meloni nuk tërhiqet, gati dekreti që ndalon gjyqtarët

Qeveria italiane po përgatit një nismë të re ligjore, për të mbajtur në funksion qendrat për pritjen e azilkërkuesve në Shqipëri. Sipas mediave, kabineti...

Presidenti i ri sirian nis detyrat diplomatike, Al-Sharaa vizitë në Arabinë Saudite

Presidenti i përkohshëm i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, zhvilloi vizitën e tij të parë jashtë vendit duke udhëtuar drejt Arabisë Saudite, një lëvizje që shihet...

Ku gabojnë emigrantët? KQZ refuzon mbi 45 mijë aplikime nga Diaspora

Zgjedhësja në këtë rast ka kryer aplikimin e saj nga Italia. Ka vendosur adresën e saj, qytetin dhe rajonin ku jeton por është ai...

Lajme të tjera

Web TV