“Osman Kazazi është heroi që unë e zbulova sot, 24 vite nga ikja e tij fizike nga kjo bote. Ai ishte një intelektual, një luftëtar për lirinë, një humanist. Ai është një prej figurave emblematike të qëndresës antikomuniste”- tha Gjoka para të pranishmëve.
Ndërsa ambasadori holandez në Tiranë, Reinot Vous e përshkroi Kazazin si një njeri të vendfosur, i cili, – ”ruajti idealet dhe ëndrrat e tij, ishte si një baba dhe shembull për të rinjtë e burgosur dhe kur më në fund u lirua, vitet e tij të mbetura i kaloi duke promovuar kauzën e të përndjekurve politik në Shqipëri.”
Humanzimi i Osmanit e frymëzoi Paulin që të qëndronte në Shqipëri gjatë, deri në vitet 2000 duke ndihmuar sa më shumë njerëz të mundej, fillimisht duke vizituar ish-të përndjekurit politikë për shikimin, duke dhuruar syze për ta.
Shtëpia e Osmanit u kthye në një klinikë ku priste pacientët e tij, por më vonë nisi udhëtimet nëpër fshatra, në shkolla, në jetimore në gjithë vendin.
Pauli thotë se ai ishte “një baba shpirtëror” për të, ashtu si Paul u bë për Osmanin “djali që nuk pati kurrë”.
Luyf financoi vendosjen në një shesh të Tiranës të një busti (të punuar nga artisti Niko Thana), për të nderuar vuajtjet dhe qëndresën për të gjithë njerëzit që ashtu si Kazazi ëndërruan për lirinë dhe demokracinë.
Në dokumentar vijnë dëshmitë e gazetarit holandez Joop Holthausen, i cili shkroi për herë të parë historinë e Kazazit dhe këngëtarit të njohur Stef Bos, i cili i frymëzuar nga historia vjen në Tiranë në ceremoninë e vendosjes së bustit dhe kompozon këngën “Liria”, si gomazh për jetën e këtij njeriu.