Trajneri personal i Victoria dhe David Beckham tregon sekretet e stërvitjes së tyre

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çifti i famshëm ka zënë vend në zemrat e shumëkujt. Dokumentari me fokus në karrierën e futbollit të David, solli edhe një copëz nga jeta e Victoria-s, sidomos stërvitjen së saj.

Krahët e tonifikuar të Victoria-s që shfaqet në disa fushata marketingu të fundit mund të shpjegojnë interesin dhe pyetjet e shumë njerëzve se: cila është në fakt rutina e stërvitjes së saj.

Bobby Rich, trajneri personal i çiftit të famshëm zbulon disa sekrete të vogla.
“Ne stërvitemi me pesha rregullisht, prej katër-pesë vitesh,” thotë Rich. “Është sa mendore aq edhe fizike. Victoria e trajton stërvitjen si rutina e larjes së dhëmbëve, është diçka që ajo duhet ta bëjë dhe e përgatit veten për këtë. Është vetëm një pjesë e stilit të saj të jetesës. Unë i stërvit të dy, rreth pesë ditë në javë,” vijon trajneri.

Në ritualin e ushtrimeve që Victoria dhe David bëjnë përfshihen ushtrimet e forcës, të fuqisë dhe qëndrueshmërisë, ushtrimet kardiovaskulare dhe ato intensivet për tonifikimin e trupit.

Për Victoria-n, gjithçka ka të bëjë me stërvitjen me pesha, të cilën mund ta keni parë duke e bërë edhe në Instagram. Ajo bën shumë punë me shtangat e dorës, ndërsa me ndihmën e instruktorit, kombinojnë lëvizjet nga ato funksionale te ato më komplekse.

Përveç stërvitjes, e rëndësishme është ajo që konsumoni! “Spinaq, pulë dhe një zgjim herët në pesë të mëngjesit janë të tjera sekrete që ndjekin në jetën e tyre çifti i famshëm, nga regjimi ushqimor te ai jetik.

Por, trajneri i tyre thotë që ju mund të zgjidhni model stërvitjeje që ju pëlqen që të shihni rezultatet e duhura./E.Ç

Të fundit

Berlin 1963: Fjalimi i Kenedit “Ich bin ein Berliner”, një simbol i Luftës së Ftohtë

26 qershor 1963 Më 26 qershor 1963, gjatë një vizite historike në Berlinin Perëndimor, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, John...

Horoskopi ditor, 26 Qershor 2025

Dashi Dashuria: Mos i kushtoni shumë vëmendje formës, por mbani në mend substancën, ajo që ju nevojitet është një person që varet nga ju. Keni...

“Une femme mariée”, shfaqet në Tiranë filmi që tronditi shoqërinë e kohës

Filmi i njohur francez “Une femme mariée” i regjisorit të njohur Jean-Luc Godard është shfaqur në Kinema Millenium me praninë e aktores Macha Méril. Prodhimi...

A do e konfirmojë Lideri Suprem Khamenei armëpushimin e Trump?

Armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit i shpallur nga Donald Trump dje mbetet “i brishtë”, pasi ai fillimisht u shkel, derisa presidenti amerikan më në...

Zelensky ndërron “look”, heq uniformën ushtarake

Disa muaj pasi u përplas në Shtëpinë e Bardhë me gazetarin Brian Glenn për veshjen e tij, presidenti ukrainas është shfaqur me një tjetër...

Lajme të tjera

Web TV