“Blini valixhe me 1 euro”, si po vidhen shqiptarët në Facebook përmes faqeve mashtruese

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qytetarët bien shpesh pre e mashtrimeve në rrjetet sociale.

Së fundmi, në feed-in e përdoruesve të Facebook janë shfaqur disa postime mashtruese që kanë qëllim të zhvatin qytetarët.

Një faqe që mban emrin e aeroportit të Tiranës shkruan se po shesin valixhet e humbura për 1€.

Më tej në postim shkruhet se aeroporti ka shkarkuar magazinën dhe këto valixhe të humbura të mbushura me sende të ndryshme dhe pajisje elektronike po shiten për çmimin qesharak.

Komentet poshtë kësaj faqe janë të gjitha nga persona me emra të huaj (qartazi fals), që flasin shqip dhe shprehen se janë të kënaqur me blerjen dhe se blerja u realizua me kartë bankare.

Megjithatë kujdes! Nëse klikoni në linkun e ofruar nga mashtruesit, rrezikoni tju vjedhin të dhënat e llogarive tuaja bankare.

Të fundit

Funari, ‘Zvicra e vogël’ që po tërheq turistët në Elbasan. Mungojnë…

Vetëm pak kilometra larg nga Elbasani dhe Tirana, mes kodrave të gjelbra ndodhet Funari, një perlë e fshehur që...

Frikë nga Trump, Gjermania dhe Italia duan ta kthejnë arin nga SHBA

Sipas një raporti të fundit të Financial Times, Gjermania dhe Italia zotërojnë respektivisht rezervat e dyta dhe të treta më të mëdha të arit...

Pse Brad Pitt qëndroi zgjuar për 36 orë?

Brad Pitt, ka zbuluar se nuk ka mundur të flejë për 36 orë pas përvojës së tij pas timonit të një makine “McLaren” të...

Rama reagon ndaj deputetit britanik: Të këmbëngulësh në gabim është djallëzore

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur ashpër deputetit britanik Nigel Farage, i cili së fundmi deklaroi se “1 në 50 shqiptarë që jetojnë në...

“Ju thaftë ajo dorë atij që e ka bërë”, në Vlorë zbulojnë dëmet që shkaktoi zjarri

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme fshatin Hoshtimë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në zonë. Flakët, që sipas të...

Lajme të tjera

Web TV