Kishin kontrata provizore/ Zbardhen fakte të reja mbi vdekjen e 5 shqiptarëve në Gjermani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arjan Hoxha, ish-drejtues policie ka qenë i ftuar në një program televiziv, për të folur në lidhje me vdekjen e 5 të rinjve shqiptar në Gjermani, në kantierin e ndërtimit.

Hoxha tha se ata punonin me kontrata sezonale dhe se jetonin në kushte të vështira, të cilat i ka parë vetë ai.

Gjithashtu ai shtoi madje se ka qenë i vështirë identifikimi i dy prej shqiptarëve, për shkak të dëmtimeve që kishin marrë. Ndërsa kërkoi më shumë sensibilizim, për rastin në fjalë.

“Fatkeqësisht ishin mosha të reja të gjithë. Shpreh ngushëllimet e mia për këto familje. Kjo tragjedi është ndër më të mëdhatë në Gjermani, për mungesën e kushteve të sigurisë në punë.

Numri i punonjësve aty është shumë i lartë. Aludohet se nga mbingarkesa në këto skele, nuk kanë arritur që të mbajnë peshën e tyre dhe për pasojë humbën jëtën 4 shqiptarë menjeherë dhe një tjetër në spital. Unë mora rastin për të afërmin tim. Të gjithë këta djem të rinj, unë pashe dhe ku jetonin, në kushte mizerabël. Hotel i thëncin, nga një shtrat kishin, asgjë tjetër. Ishin kushte skandaloze, kishin kontrata provizore pune, me efekt 6 mujor. Nuk është e vërtete që kanë qenë me dokumenta bullgare. Institucionet tona kanë heshtur, ju siguroj për këtë. Mosha e tyre ka qenë nga 23-33 vjeç. Ka qenë shumë i vështirë identifikimi i tyre, në dy raste për shkak të dëmtimeve. Nuk kam parë një solidaritet, se ato janë familje në nevojë të gjitha”- u shpreh ai./E.T

Të fundit

Plani sekret i Pentagonit, krijohet ushtria për protestat civile

Administrata Trump po vlerëson planet për krijuar një “Forcë Reagimi të Shpejtë për Trazirat Civile të Brendshme” të përbërë...

“Zelensy mund të tërhiqet nga Donetsku, po i bën presion Trump”

Autoritetet ukrainase po shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes së forcave nga zonat e Donetskut që ende mbahen nën kontrollin e tyre, në rast se rritet...

“Djegia e kazanëve me plehra, fenomen mesjetar shqiptar”

Nëse ligji nuk vepron dhe ndëshkon, i nxit më shumë shkelësit apo inkurajon që të vijojnë në praktikën e tyre të kundravajtjes penale. Kjo shpjegon...

Lookman i pamundur, Inter piketon yllin e Bundesligës

Inter ka hequr dorë përfundimisht nga Ademola Lookman. Edhe pse ra dakord për kushtet personale me lojtarin dhe gjithçka dukej në rregull, problemi qëndron...

Ushtarët ukrainas po humbin shpresat: “Rusia po rigjenerohet”

Takimi midis Donald Trump dhe Vladimir Putin, në Alaska, përveç pritshmërive ka edhe shumë skepticizëm. Të parët që shprehen për këtë janë ushtarët ukrainas...

Lajme të tjera

Web TV