Kreu i kartelit të drogës fliste 5 gjuhë të huaja, Hoxha jep detaje për Dritan Rexhepin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari i njohur, Artan Hoxha në emisionin “Opinion” dha detaje të tjera në lidhje me arrestimin e kreut të kartelit të drogës, Dritan Rexhepi.

Ai theksoi se Dritan Rexhepi fliste 5 gjuhë të huaja, të cilat i kishte mësuar në burgje dhe jo në shkolla.

Hoxha tha ndër të tjera se ai do të donte që ekstradimi i tij të ndodhte në Shqipëri, ndërsa shtoi se Rexhepi jetonte në Stamboll me bashkëshorten dhe fëmijët.

“Dritan Rexhepi fliste 5 gjuhë të huaja dhe gjuhët e huaja nuk i ka mësuar në shkollë, i ka mësuar në burgje.  Atij nuk i është mundësuar avokati dhe është lënë një afat 90 ditor për ekstradimin. Avokati ka kërkuar ta takojë Dritanin në ambientet e burgut dhe i kanë thënë që do ta takosh, por përkthyesin do ta kemi ne. Avokati nuk ka pranuar dhe e ka takuar Dritanin vetëm në sallën e gjyqit. Bashkëshorten dhe fëmijët duan t’i kthejnë sërish në Ekuador”, tregoi Hoxha./e.t

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Lajme të tjera

Web TV