“Nuk studionte dhe ishte qejfli për vajzat”/ Të pathënat për Enver Hoxhën kur jepte mësim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë rrëfimit të saj në emisionin “Pas Mesnate”, vajza e shkrimtarin Vedat Kokona, Mirvjen Kokona ka folur dhe për miqësinë e të atit me liderin diktatorial Enver Hoxha. Ajo ka rrëfyer se ata kanë qene shumë shokë, madje kanë jetuar dhe në një dhomë bashkë, ku dhe ndanin qiranë.

Mirvjeni ka zbuluar se i ati i ka treguar se Enver Hoxha nuk studionte kur jepnin mësim në Liceun Francez, ndryshe nga ai që i kontrollonte dhe detyrat me shumë imtësi.

Sakaq, ajo ka thënë se lideri komunist ishte shumë i dhënë pas vajzave.

“Enveri ka qene më i madh, ka qene bashkëmoshatar me babai tim. Po im atë kishte atë dëshirën për të qendruar me më të mëdhenjtë, sepse kishte dëshirën për të mësuar gjithmonë nga më të mëdhenjtë. Kështu që rrinte shumë me Enverin dhe kishin shumë miqësi. Kishin dhe një lloj lidhje familjare, nga që gjyshja ime ka qene Hoxhate dhe kishin dhe një lloj lidhje si gjirokastrit. Prandaj, dhe im atë me Enverin shkonte shumë, i thoshin shakaxhinjtë dhe bënin ato qyfyret bashkë.

Erdhi puna pastaj që kur ikën profesorët francezë në Liceun e Korçës, thirrën disa profesorë që të jepnin mësim dhe im atë u kthye. Kështu që im atë ishte profesor në Korçë dhe në atë kohë ishte dhe Enveri. Kështu që nga gjendja ekonomike nuk ishin mirë dhe im atë i propozoi që të flenë bashkë në një dhomë, që të ndanin bashkë qiranë. Edhe aty thoshte që Enveri nuk ishte njeri që lexonte shumë, e para që për komunizmin nuk e kishte iden fare dhe nuk ishte ndonjë punëtor. Madje, i thoshte babait tim ‘qenke punëtor i madh’ se ai do t’i korigjonte me hollësi detyrat.

Edhe në Francë më duket kanë qene bashkë për pak kohë në një dhomë, sepse ai nuk kishte ku të rrinte dhe ndejti me tim atë. E portretizon, ashtu siç e njohur ai vetë. Hokatar, të dashur, të qeshur kur ka qene në fillim dhe më pas u bë ai që u bë. Ishte dhe qejfli dhe për vajzat. ‘Shikoje sa e kolme është ajo’, thoshte”, rrëfeu Kokona./e.t

Të fundit

Shkrumbohet nga zjarri një shtëpi në Vlorë, dalin detajet e para

Një shtëpi është përfshirë nga flakët në qytetin e Vlorës dhe është shkrumbuar e gjitha. Sipas burimeve për A2...

Zegjine Çaushi kujton ditën kur nisi ëndrra: 8 vite më parë në një seancë të inskenuar

Tetë vite më parë, një vajzë e re me ëndrra të mëdha u bë pjesë e një grupi të inskenuar të Parlamentit, duke luajtur...

Bashkia e Shkodrës njoftim zyrtar: Konfirmohet rasti i parë i murtajës

Bashkia e Shkodrës ka dalë mbrëmjen e kësaj të mërkure me një njoftim zyrtar në lidhje me karantinimin e disa bagëtive në territorin e...

“Shtëpi bari” në Spanjë! Arrestohet bashkëshortët shqiptarë

Një çift shqiptar ka rënë në prangat e policisë në Spanjë, nën akuzë për ngritjen e një shtëpie bari. Mediat spanjolle njoftojnë se brenda “fermës”...

Milan gjen zëvendësuesin e Theo Hernandez, kushton 40 milionë euro

Duket se është vetëm çështje ditësh largimi i Theo Hernandez nga Milan. "Marrëdhënia" mes mbrojtësit francez dhe drejtuesve të klubit kuqezi ka prekur fundi...

Lajme të tjera

Web TV