Ushtria nis rekrutimet/ Të rinjtë që do të jenë pjesë e FA iu sigurohet arsimim falas

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Elbasan është hapur edhe zyra e rekrutimeve, ndërkohë që fushata informuese dhe sensibilizuese synohet të përçohet te çdo i ri. Një i ri që sot zgjedh të jetë pjesë e Forcave të Armatosura dhe synon një karrierë ushtarake tashmë ka të gjitha mundësitë teksa i garantohet pagë dinjitoze dhe përfitime të tjera si pjesë e ushtrisë.

“Synimi i këtij aktiviteti është për të promovuar Forcat e Armatosura, për të ekspozuar teknikën dhe pajisjet tona. Fushata e rekrutimit vazhdon deri ne 9 janar. Ka pasur interes nga djemtë dhe vajzat e reja. Një ushtar në FA gjen karrierën e sigurt, është i mirë paguar dhe shumë benefite të tjera pse një djalë apo një vajzë duhet të zgjedhë FA”, shpjegoi koloneli Fadil Ciroku.

Albian Dragoti është 18 vjeç dhe sot ka zgjedhur të jetë pjesë e FA duke zgjedhur një karrierë që i pëlqen, por edhe që e trashëgon.

“Jam 18 vjec, kam aplikuar per te qene pjese e Forcave të Armatosura sepse kam menduar për një karrierë dhe një jetë më të mirë. Mu duk më e përshtatshme për të qenë pjesë e ushtrisë sesa të zgjedh një universitet. Shqipëria nuk ka shumë ushtarë dhe duhet t’i shtojmë. Gjyshim im ka qenë pjesë e Forcave të Armatosura, por nuk mendoj që kam zgjedhur për t’i ngjarë atij“, shpjegoi Albian Dragoti.

Një i ri që dëshiron të jetë pjesë e FA duhet të jetë shtetas shqiptar, 18 deri 27 vjeç, të ketë mbaruar të paktën arsimin 9-vjeçar duke ju mundësuar më pas arsimimi i mëtejshëm falas. /O.S

Të fundit

Krasniqi reagon pas publikimit të aktgjykimit të Kushtetueses

Pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese që pritet t'i hapë rrugë konstituimit të Kuvendit të Kosovës,...

I burgosuri shqiptar arratiset nga spitali, blindohet kufiri

Një i burgosur që sipas mediave greke është shqiptar, u arratis nga Klinika Kirurgjikale e Spitalit të përgjithshëm në Kostur ku po trajtohej, duke...

APL kërkon shfuqizimin e disa neneve në Kodin e ri Penal

Në një kohë kur ekonomia kërkon stabilitet dhe tregu i lirë duhet të funksionojë pa pengesa, Kodi i ri Penal po sjell debate të...

Tedi Blushi: 251 kriminelë të lirë, Ilir Meta në burg

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në një deklaratë për shtyp ka theksuar se mosekzekutimi i 251 urdhër-arresteve të lëshuara nga...

25 sanitare të spitalit psikiatrik të Vlorës: Kemi dy muaj pa marrë rrogën

Sanitaret e Spitalit Psikiatrik në Vlorë kanë dalë në protestë për mungesën e pagës prej dy muajsh ndërsa kanë deklaruar se do të sabotojnë...

Lajme të tjera

Web TV