81 çerdhe dhe kopshte në kundërshtim me ligjin, policia kontrolle në 201 subjekte

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas denoncimit në emisionin investigativ “Stop” në Tv Klan të dhunës së ushtruar nga edukatorja ndaj vajzës 3-vjeçare në kopshtin “Stinët”, Policia ka ngritur grupe të posacme kontrolli për subjektet parashkollore për të verifikuar ligjshmërinë e veprimtarisë së tyre.

Shërbimet e Policisë së Shtetit kanë ushtruar kontrolle në 201 subjekte në të gjithë vendin dhe kanë kryer veprimet procedurale sipas ligjit për 81 subjekte, ku ka rezultuar se veprimtaria kryhej në kundërshtim me ligjin.

Si rezultat i kontrolleve dhe i verifikimeve të kryera nga shërbimet e Policisë, janë evidentuar 63 çerdhe dhe kopshte në të cilat kryhej veprimtari pa licencën përkatëse ose me dokumentacion të parregullt, nga këto: 40 në Tiranë, 11 në Durrës, 4 në Lezhë, 4 në Shkodër, 2 në Fier, 1 në Vlorë dhe 1 në Gjirokastër.

Policia njofton se për pronarët/administratorët e këtyre 63 subjekteve, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare të drejtorive vendore të Policisë kanë referuar materialet procedurale në prokuroritë respektive, për veprat penale “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të paregjistruar në organet tatimore”, “Punësimi i paligjshëm”, “Mashtrimi”, “Fshehja e të ardhurave”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Për 18 subjektet e tjera që kryenin veprimtarinë në kundërshtim me ligjin, janë kryer verifikimet në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dhe me organet tatimore. Këto subjekte do të ndëshkohen me masa administrative, sipas shkeljeve të kryera.

Subjektet parashkollore janë gjetur në kundërshtim me ligjin në qarqet:

-Qarku Tiranë/Për subjektet e konstatuara në paligjshmëri, janë referuar materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për pronarët/administratorët e këtyre subjekteve, shtetasit:    

A. B., 37 vjeçe, I. M., 49 vjeçe, L. O., 62 vjeçe, A. Y., 39 vjeçe, Xh. H., 68 vjeçe, M. Sh., 49 vjeçe, B. Gj., 60 vjeçe, G. T., 48 vjeç, A. N., 38 vjeç, F. D., 50 vjeçe, E. E., 42 vjeçe, B. H., 41 vjeçe, A. R., 55 vjeçe, B. M., 53 vjeç, E. K., 46 vjeçe, E. Th., 56 vjeçe, M. M., 20 vjeçe, Sh. R., 57 vjeçe, N. Q., 46 vjeçe, G. S., 48 vjeçe, I. M., 33 vjeçe, Gj. S., 61 vjeçe, P. U., 58 vjeçe, M. T., 58 vjeçe, B. Z., 31 vjeç, B. Z., 30 vjeç, J. M., 34 vjeçe, D. J., 35 vjeçe, E. D., 47 vjeçe, E. P., 45 vjeçe, L. P., 36 vjeçe, M. K., 34 vjeç, M. A., 47 vjeçe, A. A., 41 vjeç, M. J., 34 vjeçe, dhe E. N., 32 vjeçe, A. Sh., 41 vjeçe, A. H., 34 vjeçe, E. S., 35 vjeçe dhe N. Gj., 34 vjeçe, të gjithë banues në Tiranë.

-Qarku Durrës/Për subjektet e konstatuara në paligjshmëri, janë referuar materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për pronarët e subjekteve, shtetasit: D. J., 55 vjeçe, Z. D., 59 vjeçe, M. C., 31 vjeçe, K. D., 29 vjeç, A. K., 52 vjeçe, A. R., 52 vjeç, E. M., 39 vjeçe, E. Sh., 33 vjeç, N. G., 59 vjeçe, E. S., 49 vjeçe dhe L. K., 39 vjeçe, të gjithë banues në Durrës.  

-Qarkun Lezhë/Për subjektet e konstatuara në paligjshmëri, janë referuar materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për administratorët e subjekteve, shtetasit: E. Sh., 55 vjeç, P. K., 65 vjeç, D. Ll., 29 vjeçe dhe F. T., 70 vjeç, të gjithë banues në Lezhë. 

-Qarku Shkodër/Për subjektet e konstatuara në paligjshmëri, janë referuar materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për administratoret e subjekteve, shtetaset E. B., 25 vjeçe, D. B., 40  vjeçe, B. M., 26 vjeçe dhe E. A., 35 vjeçe, të gjitha banuese në Shkodër.

-Qarku Fier/ Për subjektet e konstatuara në paligjshmëri, janë referuar materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për administratoret e këtyre subjekteve, shtetaset E. K., 47 vjeçe, banuese në Fier dhe B. M., 43 vjeçe, banuese në Lushnjë.

-Qarku Vlorë/Për subjektin e konstatuar në paligjshmëri, janë referuar materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për pronaren e subjektit, shtetasen E. T., 44 vjeçe, banuese në Vlorë.    

-Qarku Gjirokastër/Për subjektin e konstatuar në paligjshmëri, janë referuar materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për administratoren e subjektit, shtetasen F. S., 52 vjeçe, banuese në Gjirokastër.   

-Në qarqet e tjera janë ushtruar kontrolle në dhjetëra çerdhe dhe kopshte, ku nga verifikimet rezultoi se veprimtaria kryhej sipas përcaktimeve ligjore, me dokumentacion të rregullt.      

Shërbimet e Policisë në të gjithë vendin njoftojnë se do të ushtrojnë kontrolle në të gjitha çerdhet dhe kopshtet private, për evidentimin e të gjitha rasteve kur veprimtaria në këto subjekte kryhet në këndërshtim me ligjin, me qëllim identifikimin dhe ndëshkimin sipas ligjit, të pronarëve/administratorëve të këtyre subjekteve, të cilët duke mos plotësuar standardet për kryerjen e kësaj veprimtarie mund të rrezikojnë jetën dhe shëndetin e fëmijëve.

Lexo edhe :  VIDEO: Degradon takimi i PD në Elbasan, militantët përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Operacioni është në vijim, për të verifikuar çdo paligjshmëri në të gjitha zonat policore në shkallë vendi. /O.S

Të fundit

KQZ publikon shifrat/ Sa është pjesëmarrja në zgjedhje deri tani

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat e para mbi pjesëmarrjen në votimet e 11 majit. Deri në...

“Unë me katunaren time!”/ Rama publikon videon krah bashkëshortes në Surrel

Pas votimit në kuadër të zgjedhjeve parlamentare, Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video krah bashkëshortes ë tij, Linda Rama dhe disa banorëve në...

Uji i orizit, trendi viral për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë

Uji i orizit është një nga trendet më të fundit të kujdesit për flokët që po fiton vazhdimisht terren, veçanërisht përmes TikTok dhe premton...

Voton kryeministri Edi Rama, shoqërohet nga bashkëshortja

Kryeministri dhe kryetari i PS, Edi Rama ka votuar së bashku me bashkëshorten e tij në qendrën e votimit në Surrel. Në një prononcim të shkurtër...

“Do të kemi një ditë të dytë vere”/ Berisha: Votoni për pensionet, rrogat dhe bizneset

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pasi votoi deklaroi se "do të kemi një ditë të dytë vere" pas 11 Majit. “I bëj thirrje çdo...

Lajme të tjera

Web TV