Komuniteti i izoluar në pyllin britanik ku banorët prodhojnë birrë molle për mbijetesë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një komunitet i ndarë nga civilizimi fshihet thellë në pyjet e Somerset në jugperëndim të Anglisë, ku rezidentët paguajnë vetëm 120 paundë në muaj ‘qera’, të cilat i fitojnë duke shitur birrë e uthull molle që e prodhojnë vetë, raportojnë mediat vendase.

Komuna e quajtur ‘Tinkers Bubble’ në është e vendosur në një tokë rreth 20 hektarë ku banorët janë të vendosur të jetojnë të lirë, vetëm me atë që u jep toka.

Fillimisht komuna kur u hap në fund të viteve 1990-të kishte vetëm dhjetë rezidentë, por numri tyre ka nisur të rritet vitet e fundit me njerëz që preferojnë të jetojnë në shtëpitë e ndërtuara vetë me dru, kashtë e qerpiç ose materiale të tjera primitive të mbledhura nga rrethinat.

“Jemi të varfër për para por të pasur nga shumë gjëra të tjera!” thuhet në faqen e internetit të grupit, duke shtuar se fitimet e tyre për jetesën vijnë nga puna në pyll, përpunimi i mollëve dhe kopshtaria.
Që prej krijimit të tij komuniteti ka parë tetë bebe të lindura aty. Banoret jetojne ne vetem tete ndertesa te perbashketa.

Një rezident Alex, tha për rrjetin Positive.News se vetë-mjaftueshmëria e komunitetit pa pasur nevojë për sistemin e njohur nga shumica, i jep atij një sens fuqie të madhe.
“Shumica e ushqimit tonë ose kultivohet nga ne ose vritet në gjueti. Karburanti ynë është druri që presim, nuk kemi nevojë për dyqanet”, tha ai.
Alex, ish-inxhinier qyteti, u vendos në komunë vetëm dy vjet më parë kur nisi të vinte fillimisht si vullnetar.

Ata shpjegojnë joshjen që ka komuna ekologjike, duke shtuar se sfidat e izolimit dhe shëndetit mendor në shoqërinë urbane, ishin shtysat kryesore që nxitën vendimin e tyre.
“Nëse shikojmë krizat ku gjendet bota moderne, kuptohet që janë shumë, qoftë vetmia, shëndeti mendor, strehimi, ushqimi, ndërsa jeta këtu jep një përgjigje për shumë gjëra njëherësh, për atë që e deshiron vërtet”, shton Alex.

Lexo edhe :  “Ferri mbi tokë”, lufta në -60 gradë celsius me mijëra të viktima, por jo nga armët

Shumica e anëtarëve të komunitetit Tinkers Bubble janë të rinj në të 20-at apo në të 30-at, pasi puna e vështirë fizike që kërkohet nuk përshtatet për më të vjetrit, shton Alex.
Komuniteti ka dy lopë, të cilave u milet qumështi nga rezidentët. Ata kanë gjithashtu disa pula dhe rrisin ushqimin e tyre.

Alex tha se jetesa në këtë mënyrë jep shansin për të shijuar ndryshimin e stinëve, teksa në dimër shumicën e kohës ata janë duke prerë dru.
“Më pas vjen pranvera dhe farat nisin të çelin, ndërsa në verë kemi njëfarë pushimi dhe shkojmë për banjë”.

Gjithsesi ai shton se mungesa e hapësirës së banimit është pak problem teksa ndarja e gjithçkaje me të tjerët mund të sjellë irritimi. Por gjithsesi eksperienca e pavarësisë ia vlen mundimin.

Ai shton se fillimisht anëtarët e parë të komunitetit nuk besonin se do t’ia dilnin por komuna “hippy” vijon të rezistojë duke refuzuar civilizimin./E.Ç

Të fundit

Ndeshja Zvicër-Kosovë, ku do të luajnë “Dardanët” dhe kur mund të blihen biletat

Kosova do të luajë me Zvicrën në kuadër të kualifikueseve të Kupës së Botës 2026. Duel ky që do...

Apeli i Posaçëm rrëzon GJKKO-në, nuk ka hetim për Olta Xhaçkën

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar vendimin e shkallës së parë që urdhëronte nisjen e një hetimi penal ndaj ish-ministres Olta Xhaçka. Trupi gjykues...

Einxhel dhe DJ Dagz bëhen prindër për herë të dytë

Einxhel Shkira dhe DJ Dagz janë bërë sërish prindër! Moderatorja e ndau lajmin surprizë në rrjete sociale, duke zbuluar se është bërë nënë më...

Ka fituar rreth 60 mijë vota, Lapaj: Do ju bëj të mallkoni veten

Me 57.555 vota të fituara në rang kombëtar, përfshirë edhe votat nga 97.742 zarfe të numëruar nga Diaspora, koalicioni “Nisma-Shqipëria Bëhet”, rezulton forcë e...

Gjin Gjoni për rezultatin në Lezhë: Janë vjedhur mbi 4 mijë vota

Drejtuesi i fushatës zgjedhore të PD-së në Qarkun e Lezhës, Gjin Gjoni në një lidhje nga qendra e numërimit të votës preferenciale në Lezhë...

Lajme të tjera

Web TV