Parada e shqiptarëve më 28 Nëntor/ Totaj: Qytetarët e Prizrenit t’i bashkohen festës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me rastin e 111-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Tirana do të mirëpresë shqiptarët nga gjithë bota në Paradën e Shqiptarëve që do të mbahet më 28 Nëntor.

Ftesës së kryebashkiakut Erion Veliaj i është bashkuar dhe kryetari i Komunës së Prizrenit Shaqir Totaj i cili fton bashkëqytetarët e tij që të udhëtojnë drejt kryeqytetit shqiptar dhe të bëhen pjesë e kësaj feste madhështore të shqiptarisë.

Të nderuar bashkëqytetarë të Prizrenit. Këtë vit, 28 nëntor, Ditën e Flamurit, komunat dhe bashkitë e Unionit të Bashkive shqiptare në rajon do ta festojnë ndryshe. Do të jetë një festë madhështore, me pjesëmarrje madhështore nga të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarë duke përfshirë këtu nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga Arbëreshët e Italisë si dhe nga të gjitha trevat e tjera. Dhe ne qytetarët e Prizrenit do të duhet t’i bashkohemi kësaj feste të madhe, kësaj parade, e cila do të mbahet në sheshin e Tiranës. Prandaj ju ftoj të gjithëve që keni mundësi të udhëtojmë për në Tiranë, me pjesëmarrjen tonë, ta zbukurojmë festën e Nëntorit, t’i japim hijeshi kryeqytetit shqiptar dhe të jemi kontribues në një promovim të vlerave tona. Ju falenderoj për gatishmërinë dhe ju presim në Tiranë. Mos harroni të udhëtoni”, shprehet Totaj.

Faleminderit miku im, Shaqir Totaj! 🙏🏻

 

Të fundit

Ankesa e re e Metës: Më është ndaluar për 14 ditë aktiviteti fizik!

Ish-presidenti dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka njoftuar për një dënim të ri disiplinor ndaj tij...

Tiranë, flakët ‘pushtojnë’ shtëpinë e legjendës Selman Stërmasi

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme përfshiu sot një banesë të vjetër në zemër të kryeqytetit, pranë zonës së “Pazarit të Ri”. Falë ndërhyrjes...

Atmosfera në Romën e lashtë, nga aroma e temjanit deri te era e keqe e kanalizimeve

Plehra dhe temjan, djersë dhe erëza, mish dhe kufoma: një udhëtim nuhatës nëpër Romën e lashtë për të zbuluar përzierjen e fuqishme të aromave...

Adriatiku nuk ndan më, por bashkon! Modeli Italo-Shqiptar në qendër të Europës

Nga Monada Mehmetaj Myshketa, Strasbourg Në një votim te rëndësishëm që ka marrë jehonë të gjerë, Parlamenti Europian ka vendosur të mbajë në raportin...

Kanë shumë egoizëm! Xabi Alonso do u tërheqë veshin dy yjeve të Realit

Pas humbjes 4-0 me Paris Saint-Germain në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube, Real Madrid ka nisur të bëjë bilancet. Në klub duan...

Lajme të tjera

Web TV