Konsumimi i tepërt i orizit të bardhë, efektet negative

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Orizi është një nga ushqimet më të konsumuara në mbarë botën.

Megjithatë, konsumimi i shpeshtë ose i tepërt i orizit të bardhë, mund të çojë në diabet. Në këtë përfundim doli një studim i kryer nga Shkolla e Shëndetit Publik të Universitetit të Harvardit.

Raporti, përfshin analiza të dy studimeve të kryera në katër vende, dy aziatike dhe dy perëndimore. “Një porcion me oriz të bardhë ka pothuajse të njëjtin efekt si ngrënia e sheqerit”, thonë studiuesit amerikanë.

Ata përmendën gjithashtu rritjen e niveleve të sheqerit në gjak si pasojën më të menjëhershme. Një efekt që shfaqet gjithmonë pas konsumimit të ushqimeve me indeks të lartë glicemik, ku përfshihet edhe buka e bardhë, patatet apo shumica e drithërave. Në analiza u krye edhe një krahasim me orizin kaf.

Nga ky varietet i dytë, ekspertët arritën në përfundimin se ai shoqërohet me ndjeshmëri më të mirë ndaj insulinës dhe një rrezik të reduktuar të diabetit ndryshe nga varieteti i bardhë.

Indeksi i tij glicemik, nga ana tjetër, është më i ulët se ai i orizit të bardhë. Rezultatet treguan se një konsum mesatar prej pesë racionesh javore me oriz të bardhë mund të rrisë rrezikun e diabetit deri në 17%. Nga ana tjetër, reduktimi i pilafit në dy porcione në javë dhe zëvendësimi i orizit të bardhë me orizin kaf, do të reduktonte rrezikun e diabetit me 11%.

Ndërkaq, orizi basmat ju ndihmon të humbni peshë, prandaj është mirë ta përfshini atë në dietë. Tipike për kuzhinën aziatike, veçanërisht për kuzhinën indiane, orizi basmat është shpesh protagonist i recetave dhe pjatave të shëndetshme në vend të atij klasik të bardhë. Nga pikëpamja ushqyese është një ushqim i ngopshëm, me një indeks glicemik të moderuar dhe përmbajtje të ulët yndyre dhe një shije që të kujton lajthitë, i shkëlqyer për të shoqëruar çdo lloj ushqimi. /O.S

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV